4 gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat kur zgjedhin të brendshmet

Life style

4 gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat kur zgjedhin të brendshmet

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Sipas studiesve këto janë 4 gabimet më të shpeshta që femrat bëjnë me mbathjet.

Mirëmbajtja e higjienës sime është shumë e rëndësishme për femrat, pasi i ndihmon të ndihmon të ndihen më pastër dhe freskët, por edhe të shmangin problemet e shumta shëndetësore.

Por higjiena e kësaj zone nuk duhet të kufizohet vetëm tek larja dhe depilimi, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në përmirësimin ose përkeqësimin e saj.

Një prej tyre është edhe përzgjedhja e duhur e të brendshmeve.

Blerja e tyre mund të duket si një veprim thelbësor dhe aspak i vështirë në jetën e një njeriut, deri në momentin kur zbulon që dhe kjo gjë është shkencë më vete.

Sipas studiesve këto janë 4 gabimet më të shpeshta që femrat bëjnë me mbathjet.

1. Larja në temperaturë të gabuar

Sipas Philip Tierno, Ph.D., drejtor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e New York-ut dhe autor i librit Jeta e fshehtë e mikrobeve, mbathjet duhet të lahen gjithmonë në temperaturën 65-70 gradë.

2. Tharja

Për të brendshmet rekomandohet gjithmonë të thahen në temperaturë ambienti dhe jo në tharësen e lavatriçes, pasi gjatë këtij procesi mbathjet humbin elasticitetin dhe mund të prishen shumë më shpejt.

3. Blini masën e gabuar

Sigurohuni të blini masën tuaj, as më të vogla as më të mëdha pasi në të kundërt, mbathjet do t’ju shtrëngojnë duke ju shkaktuar shqetësime gjatë gjithë ditës. Në fund të fundit kush do të donte që të gjithë të tjerët t’ju shohin format e mbathjeve nëse janë shumë të ngushta.

4. Zgjidhni materiali e gabuar

Pambuku është pëlhura më e pastër pasi ka aftësinë të përthithë djersën dhe lagështirën. Materialet e tjera mund të çojnë në infeksione vaginale dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat