Iu ka ngulur sytë një foshnjë? Nuk po përpiqet të nis sherr me ty, por në fakt iu ka qejf! 4 arsyet pse foshnjat iu ngulin sytë

Life style

Iu ka ngulur sytë një foshnjë? Nuk po përpiqet të nis sherr me ty, por në fakt iu ka qejf! 4 arsyet pse foshnjat iu ngulin sytë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Të gjithëve na ka ndodhur, por na ka bërë të ndjehemi çuditshëm se pse një foshnjë nuk po ndalon këtë konkursin e shikimit në sy.

Nganjëherë duket sikur këta vogëlush po përpiqen të nisin një sherr me ty, por në fakt arsyeja është se ata janë tërhequr nga ju.

Është e vështirë të shpjegojmë se pse apo çfarë iu ka tërhequr vëmendjen atyre, por në fakt është zakonisht pozitive.

Këto janë thjeshtë shenja që fëmija po zhvillohet sa i përket aspektit të aftësive konjitive, pra, ata po mësojnë.

Këto janë 4 arsyet kryesore se pse një foshnjë iu ka ngulur sytë:

Foshnjat tërhiqen nga njerëzit e bukur

Nëse një foshnjë të ngulë sytë, me shumë gjasë ata mendojnë që jeni të bukur. Është eksperimentuar mjaftë shumë në këtë departament, dhe është kuptuar që foshnjat nuk mund të ia ndajnë sytë dikujt që iu duket i bukur.

Foshnjave iu pëlqejnë tiparet e dallueshme

Ato shpesh shikojnë tipare që dallohen më shumë, si p.sh. syzet, flokët me ngjyra, vathët etj. Veshjet me ngjyra unike apo dizajne interesante iu tërheqin vëmendjen prandaj ato do të të shikojnë më shumë.

Foshnjat tërhiqen nga lëvizjet

Një foshnjë zakonisht fillon të kuptoj lëvizjet rreth moshës 3 muajshe, kjo i shkakton që ato të ngulin sytë tek dikush apo diçka dhe të humbasin fare. Kjo ndodhë sepse ato janë duke kuptuar botën rreth tyre, dhe do të jenë më kureshtarë të dinë për gjërat më të lëvizshme.

Foshnjat pëlqejnë ngjyrat e ndezura

Kjo është pjesë e zhvillimit optik të foshnjës, sepse ato shohin nuanca që nuk i kanë parë më parë dhe tërhiqen nga ato. Nëse doni që një foshnjë të iu pëlqejnë, vishni diçka me ngjyra të ndezura dhe interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat