Pse burrat çmenden pas grave skandinave? Epo është shumë e thjeshtë, ato bëjnë këto veprime

Life style

Pse burrat çmenden pas grave skandinave? Epo është shumë e thjeshtë, ato bëjnë këto veprime

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Këto janë 10 veprimet që bëjnë gratë skandinave që i bëjnë ato të dallohen nga femrat tjera.

Gratë skandinave janë të njohura për fuqinë e tyre, bukurinë dhe sensin e modës të pashoq.

Kjo duket e thjeshtë, ato e duan dhe e vlerësojnë veten. Por në fakt është pak më e thellë.

Këto janë veprimet që gratë skandinave bëjnë, që i bëjnë ato aq të pëlqyera nga partneri i vet:

Ato marrin iniciativë në punë dhe në jetën personale – mund të duket asgjë, mirëpo janë shumë të vendosura si në punë, po ashtu në familje dhe romancë. Ato iu bëjnë konkurrencë roleve mashkullore, sepse ato thërrasin në telefon të parat, fillojnë biseda me të panjohur, flasin hapur për veten dhe nuk kanë frikë të ftojnë një mashkull në takim.

Nuk janë gra tradicionale – përgjegjësitë punëve të shtëpisë ndahen barazi mes gruas dhe burrit. Nuk ndodhë të shohësh një burrë të ulur para televizorit teksa gruaja gatuan. Ata janë të barabartë në gjithçka. Gjithashtu, edhe burrat kanë pushim prindërorë prej 90 ditëve, pasi gruaja e tyre lind një fëmijë.

Nuk iu vjen turp nga mosha e vetë – ato janë shumë të sinqerta për moshën e tyre, nuk i lyejnë flokët kur fillojnë të thinjen, nuk ndërmarrin operacione plasitke dhe nuk veshin të brendshme për t’i bërë të duken më të dobëta. Femrat skandinave janë në fakt njerëzit që përballen me dëshpërim nga mosha më së paku në botë, sepse e shijojnë çdo moment të jetës.

Ato nuk ndjekin trendet e modës – mos u habitni nëse e kuptoni se ato në gardërobë kanë një grusht rroba. Ato bëjnë shopping rrallë, dhe veshin rroba kualitative që i përshtaten çdo sezoni. Ato nuk shqetësohen shumë se çfarë është në modë këtë vit.

Ato gatuajnë rrallë – skandinavët shumicën e vakteve i zëvendësojnë me sandviç. Matpakke është një sandviç tradicional norvegjez, që shumica i hanë për mëngjes dhe drekë. Darka zakonisht është patate të ziera me salmon.

Ato nuk dalin takti dhe nuk bëjnë skena – çdo konflikt zgjidhet me qetësi dhe me një bisedë të hapur. Është shumë lehtë të bisedosh me to për një problem, edhe pse mund të jetë e vështirë të kuptosh emocionet e tyre të vërteta për çështjen sepse ato janë shumë të ftohta dhe të rezervuara gjatë konfliktit.

Ato vishen sipas motit – atyre iu pëlqen të ndjehen rehat. Nëse janë duke shkuar në një festë, por është duke rënë shi, epo harrojeni që ato do të veshin një fustan, shkruan lajmi.net. Mos u çuditni nëse e shihni të veshur me një pulovër leshi dhe me çizme gome!

Nuk ushtrojnë që të duken bukur, por që të jenë të shëndetshme – palestrat frekuentohen shumë pak atje, sepse njerëzit shumë më shumë përdorin skitë, hiking, ecjet në pyje apo eksplorimin. Ato bëjnë shumë sporte sepse është qejf, shëndetshëm dhe relaksuese, jo pse do të duken bukur.

Ato nuk përdorin bizhuteri thuajse fare – edhe bizhuteritë që përdorin, janë minimaliste, sepse ato nuk dalin mode kurrë. Një grua skandinave vë të njëjtit vathë me vite të tëra nëse i pëlqen. Gjithashtu unazat me diamante janë shumë të rralla.

Ato nuk martohen sepse është normë e shoqërisë – këto pasardhëse të vikingëve e vlerësojnë lirinë e vetë, dhe të qenit e martuar nuk do të thotë të jesh e lumtur. Shumë gra atje janë nëna beqare, dhe në fakt edhe qeveria inicion ndihmë për këto nëna, për ta bërë më të lehtë rritjen e fëmijës vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat