Si ta ruash fytyrën nga dielli i marsit, shmang njollat me këto mënyra

Life style

Si ta ruash fytyrën nga dielli i marsit, shmang njollat me këto mënyra

Më: 17 mars 2021 Në ora: 06:38
Ilustrim

Njollat e shkaktuara nga dielli janë gjithmonë problematike për lëkurën e fytyrës, por sidomos për periudhën e pranverës. Dielli i marsit është shqetësim i vazhdueshëm për ne, sepse gjatë këtij muaji krijohen njollat, nëse fytyra nuk është e mbrojtur.

Marsi është muaji tipik gjatë të cilit dielli bie në pozicione të ndryshme, ndaj nëse nuk mbrohesh, njollat janë të sigurta.

Janë disa këshilla që mund t’i kesh dëgjuar shumë herë, por  e mira është t’i kesh parasysh gjatë këtij sezoni, sepse ndikojnë shumë në elasticitetin e lëkurës dhe mbajtjen e saj gjithmonë të re.

30 minuta para daljes jashtë përdor kremin kundër diellit

Asnjëherë mos dil nga shtëpia pa syze (rrudhat shtohen shumë në pjesën e syve, nëse të duhet të deformosh fytyrën për shkak të diellit)

Mbaj kapele dhe materiale të tjera mbrojtëse

Shmang diellin e mesditës

Përdor sa më shumë maska natyrale 

Pi shumë ujë

Ha shumë fruta dhe perime

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat