Trendi i famshëm i grimit të syve po rikthehet sërish këtë verë!

Life style

Trendi i famshëm i grimit të syve po rikthehet sërish këtë verë!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:29
Trendi i famshëm i grimit të syve

Çdo vit dalin trende të reja për tualetin dhe këtë vit nuk kishte si të ishte ndryshe! Pikërisht se jemi në pandemi dhe fokusin më të madh në një makup e marrin sytë aty është fokusuar dhe rikthimi i këtij trende: Smokey Eye

Nësë në 2020 po flisnim vetëm për tualetin natyral dhe të thjeshtë ose më saktë “No make up, Make up” tashmë çdo gjë ka ndryshuar!

Smokey eye u pa si në pasarelën e Dior Fall 2021, Ready-to-Wear këtë sezon, ashtu edhe në këngëtaren Doja Cat në Grammy të 2021. Drejtori krijues dhe imazhi i Christian Dior Makeup, Peter Philips, përdori dy produkte kryesore për të krijuar pamjen: rimelin Mono Couleur Couture në 098 Black Bow, pasuar nga Stylo Waterproof Eyeliner i Dior-show në 091 Matte Black.

“Ideja ime ishte ta bëja modelet të dukeshin pak më rebele”, tha artisti i njohur për InStyle. “Dhe ky makeup i syrit PUNK jep pikërisht këtë efekt!”  Nëse do të kisha shtuar bojë për vetulla, do të kishte qenë më shumë një sy seksi.

Kështu që vajza, tani e dini çfarë duhet të bëni këtë verë! Fokusohuni tek sytë me ngjyra të forta si këto më poshtë dhe bëjini të gjithë të kthejnë kokat nga ju!

Image
Trendi i famshëm i grimit të syve
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat