Parandaloni plakjen duke bërë një gjë para gjumit

Life style

Parandaloni plakjen duke bërë një gjë para gjumit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Mos i kaloni ritualet e mbrëmjes, sepse kjo do të ngadalësojë ndjeshëm procesin e plakjes së lëkurës.

Sigurisht që shumë herë keni qenë shumë të lodhura dhe keni fjetur me makeup. Mundohuni të mos e harroni ritualin e heqjes së makeup përpara se të fleni, sepse është shumë i dëmshëm për lëkurën.

Është vërtetuar shkencërisht se lëkura rigjenerohet gjatë natës. Prandaj, nëse nuk është e pastër, ajo do të plaket më shpejt dhe sigurisht do të humbasë elasticitetin dhe vëllimin.

Disa minuta të pastrimit të fytyrës para gjumit kanë efekt të madh në lëkurë.

Pastrimi i rregullt dhe i plotë i fytyrës para gjumit do të parandalojë jo vetëm plakjen e lëkurës, por edhe shfaqjen e akneve.

Lëkura juaj mund të jetë e prirur ndaj alergjive edhe nëse kurrë nuk keni vërejtur qartë një reagim. Fjetja me makijazh mund të shkaktojë ekzemë, por edhe pigmentim të lëkurës.

Nëse nuk e hiqni maskara para se të shkoni në shtrat, ajo do të thahet gjatë natës dhe do të dëmtojë qerpikët. Si rezultat, qepallat do të irritohen dhe do të fryhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat