Ja pse meshkujt e martuar ëndërrojnë për femra të tjera

Life style

Ja pse meshkujt e martuar ëndërrojnë për femra të tjera

Më: 19 mars 2021 Në ora: 06:56
Ilustrim

Ne çdo çift, qoftë që lidhja të jetë e gjatë ose e shkurtër, shumë e kënaqshme ose në krize, meshkujt kanë fantazi seksuale me femra të tjera. Duhet patjetër të bëheni merak?

Është e kotë që të bëni luftë me partnerin tuaj , nëse e kapni duke pare ndonjë video porno në Internet edhe pse jeta në çift nuk ka probleme dhe pasioni midis jush është akoma i zjarrtë. Gjithashtu është kotë që të gjeni ndonjë defekt tek vetja.

Duhet të mendoni për fantazitë erotike si një tip tradhtie, dhe pse jo gjithmonë funksionon. Meshkujt më pas, janë tipa shumë vëzhgues dhe pra, për ti dhënë sa më shumë hapësirë imagjinatës përdorin videot hard .

Kurse ana vëzhguese tek femrat ne përgjithësi është me turp dhe me snobizëm, sidomos kur videoja në fjale ka si protagoniste vajzat ose figurat femërore ndryshe nga ato vetë . Por dhe kjo është pjesë e mekanizmit.

Fantazitë duhet të jene këto: larg nga realiteti i përditshëm. Që mashkulli të ëndërroj femrat që janë e kundërta e partneres së tyre, nuk duhet të konsiderohet si një fyerje, dhe dëshira të ketë dikë tjetër.

Kjo duhet të merret ashtu siç është thjesht një fantazi, por është dhe aq natyrale të pyesësh veten nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon nga jeta juaj seksuale ne çift. Pra duhet ti thoni vetes tuaj që nuk ka asgjë të keqe dhe që janë dy shkalle të ndryshme : realiteti dhe fantazia. Perse nuk jeni objekt fantazie seksuale për atë ?

E thjeshtë, sepse ëndërrohet diçka që është e re dhe jo familjare. Megjithatë dhe femrat bëjnë të njëjtën gjë, por në mënyra më pak evidente.

Ndërkohë që burri drejtohet drejt imazheve dhe filmave, femrat thjeshtë zgjedhin mënyra të tjera dhe gjejnë më shumë kënaqësi në imagjinatën më pak të rrënjosur. Si librat dhe filmat romantik, duke imagjinuar që protagonisti është partneri juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat