Duart e babit… komunikojnë bukurinë e kontaktit fizik, e shtyjnë fëmijën drejt eksplorimit të botës

Life style

Duart e babit… komunikojnë bukurinë e kontaktit fizik, e shtyjnë fëmijën drejt eksplorimit të botës

Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:22
Ilustrim

“Duart e babait, që ndërtojnë një marrëdhënie me djalin e tij përmes kontaktit fizik, janë duar që mësojnë butësinë dhe që do ta bëjnë atë të ndjehet në vitet e ardhshme sa fort do të jenë në gjendje të mbështesin rritjen e tij, do të dinë të shtrëngohen rreth duarve të tij, kur ai ecën drejt fazave të reja të rritjes, do ta shtyjë në ritëm kur të shkojnë së bashku në sheshin e lojërave.

Për fëmijën, duart e babait kanë një rëndësi themelore. Sepse janë duar që jo vetëm i komunikojnë bukurinë e kontaktit fizik, ashtu siç bëjnë edhe ato të nënës, por që dinë gjithashtu ta shtyjnë fëmijën drejt eksplorimit të botës, e cila është jashtë përqafimit që e mbron dhe e mban ngjitur në zemrën e atyre që e sollën në botë, e do dhe dëshiron që ai të jetë gjithmonë i ngrohtë dhe i mbrojtur. Në fakt, duart e nënës dinë si ta mbajnë foshnjen e saj të ngjitur në zemër dhe të shtrëngohen rreth tij në një lëvizje që mbron dhe ngroh vazhdimisht. Duart e babait janë më pak të përqendruara në nevojën për të mbrojtur dhe dinë të futen në përqafimin mbrojtës të nënës për të zgjidhur fëmijën, i cili, fort atje brenda, mund të rrezikojë të mos dëshirojë të dalë më dhe të mos shkojë në zbulimin e botës që është jashtë asaj zone të mbrojtur.

Është interesante të përmendet se në të gjitha kulturat, në gjerësitë e ndryshme gjeografike të botës, janë vetëm duart e babait që, pas gjashtë muajve të parë të jetës, luajnë aeroplanin me trupin e fëmijës. Kjo do të thotë, se ata e marrin foshnjen, e hedhin lart, e bëjnë të përjetojë tronditjen e fluturimit në ajër, pa e mbajtur askush, dhe pastaj e kapin përsëri me një kapje të fortë që i jep atij një ndjenjë të “përmbajtjes” dhe sigurisë”.

“Nga njeriu tek babai” (Mondadori) është libri në të cilin u përpoqa të tregoj gjithçka që mësova, si burrë dhe si baba. Dhe gjithashtu, gjithçka që më kanë mësuar burrat dhe baballarët që kam njohur dhe takuar. Një libër që ndihmon çdo njeri që jo vetëm të jetë baba, por edhe të “ndjehet” baba. Është dhurata perfekte për çdo baba, si ai që jeton pranë nesh, ashtu edhe ai që na rrit. Shijoni leximin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat