E dashur vjehërr, falemnderit që ke rritur një burrë të mrekullueshëm!

Life style

E dashur vjehërr, falemnderit që ke rritur një burrë të mrekullueshëm!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:08
Ilustrim

Për vjehrrën time të mrekullueshme,

Ta kam thënë më herët dhe do ta them përsëri: Me të vërtetë kam pasur fat që të kam ty vjehërr. E konsideroj veten shumë me fat që u martova me një djalë që është rritur në një familje të dashur e të ngrohtë, që tani unë jam e bekuar që jam pjesë e saj.

Çdo ditë jam falënderuese për këtë, dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ti i jep familjes tonë.

Jam falënderuese për talentin tënd për të zgjedhur rroba për fëmijë, që e bën djalin tim të duket super!
Jam falënderuese për bisedat tona të ngrohta që i bëjmë çdoherë kur ti na viziton dhe fëmijët flejnë para nesh.
Por, ka një gjë shumë më të madhe për të cilën duhet të të falënderoj, diçka që e ka ndryshuar rrjedhën e jetës sime: Duhet të të falënderoj për mënyrën si e ke rritur djalin tënd.

Në kohën kur jetët tona u bashkuan, ai veçmë ishte i pavarur, ishte një djalë i përgjegjshëm – dhe unë shpejt u dashurova në të. Mendoj se thënia e vjetër është e vërtetë: “Burri vlerësohet prej mënyrës si sillet me nënën e tij”, dhe unë çdoherë e kam parë djalin tënd të sillet më së miri me ty.

E di nga video kasetat në shtëpi, nga fotot e fëmijërisë, dhe nga rrëfimet e tij, se ju të dy keni pasur një lidhje të veçantë. Dhe besoj se kjo e ka formësuar atë në burrin zemërmirë që është tani.

Falemnderit që e ke dashur, që ke besuar në të dhe e ia ke krijuar bazën që ai ta ndërtojë veten.
Falemnderit që e ke rritur një djalë që mendon, jeton dhe dashuron me zemër të hapur. Mënyra si ai më ka pranuar për atë që jam më ka ndihmuar ta kuptoj më mirë dhe ta respektoj veten time.

Falemnderit që ke rritur një djalë që është i pavarur, i përgjegjshëm dhe i organizuar. Ai më ka mësuar shumë rreth produktivitetit dhe përqëndrimit për sa vite jetojmë bashkë.

Asnjëherë nuk do ta harroj herën e parë që e pashë banesën e tij. U pata mahnitur sa e pastër dhe e rregulluar ishte. Mënyra si ai e respektonte hapësirën e tij fliste shumë për atë se si ishte rritur.

Falemnderit që ke rritur një burrë që më mbante fortë përderisa unë qaja, e tronditur nga lajmi i shtatzënisë. Burrin që ka shfaqur forcë të palëkundëshme në momentet kur më është dashur më së shumti. Falemnderit që ke rritur një bashkëshort që u fut bashkë me mua në shtatzëni dhe prindërim dhe asnjëherë nuk më bëri të ndihem e vetme. Një bashkëshort që shikonte dokumentare për lindje dhe kërkonte përkujdesëse bashkë me mua. Një bashkëshort që e morri lindjen me aq seriozitet sa edhe unë.

Falemnderit që ke rritur një bashkëshort që më qëndroi pranë në lindje, dhe më ndihmoi ta sillja birin tonë në jetë. Falemnderit që ke rritur një djalë thirrja e të cilit është qartazi atësia. Ai vërtetë është një prind i barabartë. Unë nuk mund ta imagjinoj prindërimin pa të – pa e pasur atë për t’i ndarë sfidat e këtij rrugëtimi.

Jam falënderuese që biri yt është lloji i burrit që e lë krenarinë mënjanë dhe vërtetë bisedon me mua për gjithçka. Ai është i aftë t’më bashkangjitet në bisedat e “pas-lojës”, ku flasim si kemi kaluar dhe si mund të përmirësohemi herën tjetër. Aftësia e tij për të komunikuar me mua në një nivel kaq të thellë na i përmirëson shkathtësitë e prindërmit me çdo bisedë që bëjmë.

Falemnderit që ke rritur një djalë që më dërgon mesazhe fuqizuese mëngjeseve kur puna dhe jetona më grumbullohen dhe nuk mund të shoh dritë. Llojin e burrit që e di se fjalët dhe krahërori i tij janë çfarë më nevojitet më së shumti.

Djali që ti ke rritur, është bërë një burrë i fortë dhe i dashur. Është bërë një partner mbështetës dhe i barabartë. Është bërë baba shembull. Çdoherë do të jem falënderuese për edukatën që ia ke dhënë, për mënyrën si dashuria jote e ka formësuar atë, për të kaluarën që e ka bërë atë burrin që është sot. Burrin që unë e dua.

Me falënderim, unë të premtoj se gjithmonë do të kujdesem për birin tënd. Do ta mbështes ashtu siç ai më mbështet mua. Do të besoj në të ashtu siç ai beson në mua. Do të bëhem nëna më e mirë që mundem për djalin e tij të vogël.

Dhe do t’ia jap zemrën time të plotë, përgjithmonë.

Me dashuri,
Nusja jote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat