Si të zhvilloni vetë-disiplinën tuaj?

Life style

Si të zhvilloni vetë-disiplinën tuaj?

Më: 20 mars 2021 Në ora: 07:35
Ilustrim

Çfarë bëni aktualisht për të rritur vetë-disiplinën tuaj?

Vetëdisiplina është shumë e rëndësishme për mirëqenien tonë. Sepse ne duhet të jemi në kontroll të sjelljeve tona dhe jetës sonë për të arritur qëllimet tona.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se vetëdisiplina është një parashikues më i mirë i lumturisë dhe arritjes së qëllimeve.

Ka kuptim,ngase njerëzit që nuk kanë disiplinë priren të zhvillojnë lloje të ndryshme të zakoneve të varfëra, obsesione, frikë dhe varshmëri.

Duke pasur vetëdisiplinë ju mbani të fokusuar në qëllimet tuaja dhe ju udhëzon në rrugën e duhur.

Por si të zhilloni vetë-disiplinën ?

Ja këshillat e Unik Portal.

Për të zhvilluar vetëdisiplinën, së pari duhet të identifikoni se çka duhet të mbani nën kontroll.

Ushqimi jo i shëndetshëm, pijra a alkoolit, puna e tepërt, varësia për shoping, bixhozi, pirja e duhanit  janw disa nga to.

Të zhvilloni vetëdisiplinën gjithashtu do të thotë së pari të identifikoni se cilat emocione spo arrini ti kontrolloni. Kjo mund të jetë pakënaqësia, zemërimi, frika, frustrimi.  Ne shpesh i lejojmë këto emocione të marrin përsipër mendimet dhe veprimet tona. Por, nuk e kuptojmë se mund t’i parandalojmë këto emocione dhe ti marrim nën kontroll .

Sipas librit të Martin Meadows ‘How To Build Self-Disiplinë’, është jashtëzakonisht e vështirë të shpëtojmë nga zakonet e këqija. Prandaj ne duhet të monitorojmë mendimet tona dhe të kontrollojmë veprimet tona.

Ai thotë se meditimi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të qëndruar  në  qëllimin tuaj. Përmes meditimit mund të zhvilloni vetëkontrollin.

Gjatë ditës, së paku, disa herë, veçanërisht kur mendoni se duhet ti tregoni vetes se jeni në kontroll të jetës suaj dhe sjelljes suaj, kujtohuni për këto gjëra:

Unë jam përgjegjës për veprimet e mia

Vetëkontrolli është i kënaqshëm dhe relaksues

Unë jam në kontrollin e mendimeve dhe emocioneve të mia

Unë jam në kontrollin e reagimeve të mia

Unë jam në kontrollin e vetes dhe të jetës sime

Visualizimi është gjithashtu një mënyrë tjetër për të zhvilluar vetë-disiplinën.

Parafytyro se si do të reagosh në çast ose do të reagonit në një situatë të caktuar. Pastaj vizualizoni veten në të njëjtën situatë, por me një mënyrë më të qetë dhe të kontrolluar, do t’ju ndihmojë të zgjidhni gradualisht tuaj.

Pasi ta keni zotëruar artin e vetëdisiplinës, së shpejti do të kuptoni se si përfitoni dhe çfarë të mirash i sjellë jetës tuaj kjo gjë.

Kur zhvilloni vetëdisiplinën, bëheni dhe ndiheni më të sigurt dhe fitoni vetëbesim.

Vetëkontrolli gjithashtu ju ndihmon të ndiheni të pavarur.

Në përgjithësi, ju bëheni një person më i besueshëm. Po ashtu ju bëheni  më i përgjegjshëm dhe dini saktësisht se ku po shkoni dhe çfarë duhet të bëj për të arritur sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat