Katër ushtrime të cilat ju nevojiten kundër vitheve të lëshuara!

Life style

Katër ushtrime të cilat ju nevojiten kundër vitheve të lëshuara!

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:29
Pamje nga video

Vithet e lëshuara janë pikë e dhembshme e dukjes së shumicës së vajzave, gjë që ndikon në vetëbesimin e tyre

Shkaqet mund të jenë gjenetika, mirëpo edhe shprehitë e pashëndetshme jetësore.

Problemi i vitheve të lëshuara mund të zgjidhet vetëm me këto katër ushtrime:

1. ‘Hip thrust’ është ushtrim i cili siguron aktivizimin e gluteusit.

Për efekt më të mirë të shputave, përkatësisht të gjunjëve duhet të jenë të pozicionuara pak më gjerë se kofshët.

2. ‘Kickback’ ekzekutohet në dysheme në pozicionin galiç me njërën këmbë të shtrirë prapa.

Kur të përfundosh ushtrimin me njërën këmbë, përsëriteni me tjetrën.

3. Pozicioni galiç aktivizon të gjithë muskujt e këmbëve, posaçërisht gluteusin. Për ta bërë në mënyrën e duhur, shpinën mbajeni në pozicion të drejtë, trupin lehtë përpara dhe lëshohuni deri në nivelin në të cilin janë mbigjunjët në paralel me dyshemenë.

Kofshët nxirrni përpara, nuk bën t’i lakoni prapa sepse atëherë shtrembërohet boshti kurrizor.

4. Ura apo ‘gluten bridge’ ekzekutohet derisa kofshët janë paralel dhe në gjerësi me kërdhokullat, ndërsa duart të mbështetura në dysheme. Ngrini legenin me këmbën e shtrirë nga toka, duke u mbështetur në shpatullat dhe shputën e plotë të këmbës tjetër. Kur të mbaroni ushtrimin me njërën këmbë, përsëriteni me tjetrën.

Përsëriteni çdo ushtrim 50 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat