Vetëm një në 1.000 di se si ta zgjidhë këtë problem matematikor, mundeni edhe ju?

Life style

Vetëm një në 1.000 di se si ta zgjidhë këtë problem matematikor, mundeni edhe ju?

Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Ekzistojnë edhe ekuacione matematikore që kërkojnë shumë ide krijuese

Ky problem, i cili ka hutuar shumë njerëz në internet, ka jo vetëm një, por edhe dy përgjigje të sakta.

Shumica di të gjejë një, që për ta është përgjigje e qartë, mirëpo ekipi i Go Tumble, i cili ka shpikur këtë enigmë, thotë që dy përgjigje të sakta di t’i ofrojë vetëm një nga një mijë pjesëmarrës.

Pra, le të shkojmë me radhë: nëse një nga përgjigjet tuaja është 40, atëherë keni absolutisht të drejtë! Pra, nëse shtoni shumën e ekuacionit të parë në detyrën e dytë, përgjigjja juaj do të jetë shuma e ekuacionit të dytë.

Image

Ja si duket ky model:

Ekuacioni i parë: 1 + 4 = 5.

Ekuacioni i dytë: 2 + 5 (plus shuma e mëparshme 5) = 12.

Ekuacioni i tretë: 3 + 9 (plus shuma e mëparshme 12) = 21.

Ekuacioni i katërt: 8 + 11 (plus shuma e mëparshme 21) = 40.

Sapo të dalloni modelin, gjetja e përgjigjes nuk është shumë e vështirë.

Por a mund të njohësh një model tjetër midis këtyre ekuacioneve dhe të gjesh një përgjigje tjetër? Është mjaft e ndërlikuar, kështu që do të duhet të mendoni jashtë kuadrit.

Çelësi i zgjidhjes është të gjesh një model midis numrave.

Përgjigja e dytë është 96! Nëse i shumëzoni numrat në të majtë të shenjës së barabartë, do të merrni një rezultat.

Merrni atë rezultat dhe shtoni në të numrin e parë nga ekuacioni. Kjo do t’ju japë rezultatin e mëposhtëm:

Ekuacioni i parë: 1 x 4 + 1 = 5

Ekuacioni i dytë: 2 x 5 + 2 = 12

Ekuacioni i tretë: 3 x 6 + 3 = 21

Ekuacioni i katërt: 8 x 11 + 8 = 96

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat