Çfarë të bëni nëse mashkulli që dashuroni është i divorcuar

Life style

Çfarë të bëni nëse mashkulli që dashuroni është i divorcuar

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Para se të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me mashkullin, i cili është i shkurorëzuar, patjetër duhet të bëni një hulumtim të mirë.

Kur është shkurorëzuar?

Kur mendoni për lidhjen me mashkullin e shkurorëzuar, nuk duhet të nguteni. Hulumtoni sa kohë ka kaluar nga shkurorëzimi. Në këtë mënyrë do të mësoni se çka ka bërë me femra të tjera dhe me sa ka pasur lidhje pas shkurorëzimit.

Arsyen përse është shkurorëzuar

Mbase nuk do t’jua zbulojë lehtë, por bëjani me dije se nuk dëshironi të krijoni lidhje serioze me të derisa nuk do t’ju përgjigjet. Verifikoni nëpërmjet miqve se a është e vërtetë ajo që ju ka treguar.

Sa i qëndrueshëm është emocionalisht 

Vëzhgojeni se si po sillet ndaj jush, si po reagon ndaj disa pyetjeve dhe veprimeve tuaja, sepse, nëse hyni shpejt në lidhje me mashkullin i cili akoma nuk e ka harruar ndarjen, për ju do të jetë edhe më keq.

Çfarë marrëdhëniesh ka pasur me ish-bashkëshorten?

Kjo mbase në shikim të parë nuk ju duket edhe aq e rëndësishme, mirëpo në fillimet e para të lidhjes suaj marrëdhëniet e tij me ish-bashkëshorten mund të kenë ndikim tek ju. A mban kontakte akoma me të, nëse po, a vëreni që kjo lidhje nuk është për ju?

A është i gatshëm të vazhdojë akoma?

Ka shumë mundësi që ai të dojë të argëtohet me ju vetëm që ta kapërcejë dhembjen e shkaktuar nga shkurorëzimi. Në qoftë se vërtet ju pëlqen, atëherë duhet të bëni kujdes se çka vërtet dëshiron nga ky argëtim me ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat