Muskujt e krahëve dhe të gjoksit shtojnë jetën

Life style

Muskujt e krahëve dhe të gjoksit shtojnë jetën

Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Muskujt e bicepseve(krahëve) dhe të pektoralit( gjoksit) shtojnë jetën. Si të jetojmë më shumë...

Bicepset dhe pektoralët nuk janë vetëm sintomë e një trupi të gdhendur për meshkujt, por edhe një trupi të shëndetshëm dhe jetëgjatë. Me sa duket, adoleshentët me fizik më të fuqishëm janë të destinuar të jetojnë më gjatë se sa bashkëmoshatarët e tyre të dobët, duke iu referuar një studimi suedez i publikuar në BMJ. E habitshme, apo jo?

Studiuesit kanë vëzhguar më shumë se 1 milion adoleshentë për 24 vite, duke zbuluar që ata me një bazë të dobët muskulore-muskuj krahësh dhe këmbësh të dobët, rrezikonin më shumë se të tjerët një vdekje të parakohshme.

Studiuesit mendojnë që forca muskulore e të rinjve reflekton formën e tyre fizike në përgjithësi, gjë që shpjegon lidhjen me jetëgjatësinë. Në fund të studimeve, ekipi nxori konkluzionin që për të rinjtë me masë muskulore mbi mesataren, rreziku i vdekjes së parakohshme është 20-35% më i ulët se sa të tjerët.

Për të rinjtë më të fortë ka rezultuar më i ulët edhe rreziku për vetëvrasje (20-30%), apo për t’u ndeshur me kalimin e viteve në patologji psikike si depresioni (-65%).  Ndërsa të rinjtë me fizik të dobët e të hollë, në krahasim më bashkëmoshatarët, kanë një rrezikshmëri më të lartë për të vdekur më të rinj (para moshës 55 vjeçare).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat