Shumë femra këtë e bëjnë gabim: Këshilla për vizatimin e vetullave

Life style

Shumë femra këtë e bëjnë gabim: Këshilla për vizatimin e vetullave

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Vetullat janë shndërruar në elementin kyç në fytyrë, nëse i theksoni si duhet. Ato tashmë janë një shtesë në modë, e yjet e njohura na kanë harruar që kohë pas kohe harrojmë pincetën dhe të "armatosemi" me hije dhe laps për vetulla.

Trendi më i ri është konturimi (vija e nivelit) të vetullave, që në tërësi mund ta transformojë fytyrën. Konturimi është një trend i bukurisë i cili ende nuk ka dalë nga moda.

Pas konturimit të fytyrës me grim, por edhe i flokëve, ka arritur edhe konturimi i vetullave. Bëhet fjalë për vizatimin modest të vetullave, duke mos e tepruar, e krejt çfarë ju nevojitet është hija për vetulla që ka një nuancë më të errët dhe një më të ndritshme, dhe brusha apo krehri i flokëve.

Së pari duhet ta mbushni apo plotësoni pjesën e mesme të vetullës me një nuancë të errët me ndihmën e brushës për vetulla, e më pas nuancën e ndritshme e vendosni në të dy fundet e vetullave, duke e përzier me nuancën e errët. Kjo mbushje e vetullave, për dallim nga ajo kur përdor vetëm një nuancë të hijes, fytyrës i jep dukje më të lehtë dhe më natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat