Ju sjellim disa këshilla të thjeshta për bukuri

Life style

Ju sjellim disa këshilla të thjeshta për bukuri

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

1.Përdorni mjaltë në vend të maskës për fytyrë. Mjalti ka ndikim të fortë antibakterial dhe ndikon pozitivisht në akne dhe puçrra. E lyeni fytyrën me mjaltë dhe e lini që të qëndrojë 10 minuta e më pas e lani me ujë të ngrohtë.

2.Zbardhini dhëmbët me sodë të bukës. Përziejeni atë me pastën tuaj të dhëmbëve.

3.Në vend të shkumës për rruajtje përdorni regjenerues të flokëve. regjeneruesi e hidraton lëkurën dhe i bën qimet më të buta dhe kështu depilimi bëhet më i lehtë.

4.Përtërini thonjtë me lëng të limonit. Nëse në thonj keni njolla të shëmtuara nga përdorimi i shpeshtë i llakut atëherë ata i fërkoni me lëng limoni.

5.Përdorni portokall për zbutje të lëkurës në bërryla dhe thembra. Thartira dhe vitamina C janë të mira për mënjanim të qelizave të vjetra dhe për përtëritje të lëkurës. Thjesht e preni portokallin përgjysmë dhe fërkoheni me dy pjesët e prera.

6.Mbajini produktet kozmetike në frigorifer. Natyrisht jo të gjitha, por ngjyrat për thonj, lapsat për sy dhe ngjyrat për buzë mund t'i mbani në vend të ftohtë. Ngjyrat për thonj do të qëndrojnë më gjatë e lapsat për sy dhe buzë do të jenë më të fortë dhe do të bëni linja më të mprehta me ta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat