Pse duhet të vendosni një hudhër poshtë jastëkut kur flini?

Life style

Pse duhet të vendosni një hudhër poshtë jastëkut kur flini?

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Hudhra mund t’ju zgjasë jetën, por nuk është ky i vetmi përfitim. Hudhra ka superfuqi të pabesueshme, të tilla si luftimi i qelizave kancerogjene, detoksimi i trupit tuaj, madje edhe zvogëlimi i dhjamit në trup.

Për të marrë përfitime prej saj, jo vetëm mund ta konsumoni, por edhe mund ta vendosni poshtë jastëkut ndërsa flini.

1. Mund të lironi hundët e zëna

Hundët e zëna do të lirohen ndërsa dëgjoni aromën e hudhrës, pasi kjo e fundit përmban një antibiotik të fuqishëm të quajtur allicin, i cili avullohet ngadalë nga hudhra dhe lufton mikrobet dhe infeksionet. Alicina e hudhrës ndihmon në pastrimin e pasazheve tuaja duke tretur mukusin. Procesi është gradual, por ia vlen. Pas një kohe, ju do të shpëtoni nga kongjestioni i hundës dhe do të jeni në gjendje të merrni frymë qartë.

2. Mund të rrisë sistemin tuaj imunitar

Hudhra ka aftësinë të shkatërrojë të gjitha llojet e baktereve të këqija, pasi ka veti tepër të fuqishme antibakteriale. Allicina bllokon 2 grupe fermentesh që lejojnë bakteret infektive të përparojnë në trupin e njeriut. Nëse vendosja e hudhrës nën jastëk bëhet një praktikë e rregullt, me gjasë do të vini re që do të zgjoheni lehtë në mëngjes dhe nuk do të sëmureni shpesh.

3. Mund të sprapsë insektet

Nëse keni qenë ndonjëherë frikësuar nga një merimangë që zvarritet në gojën tuaj ndërsa jeni në gjumë ose jeni zgjuar ndonjëherë nga pickimet e shumta të mushkonjave, kjo është padyshim ajo që ju nevojitet. Hudhra është toksike për insektet, veçanërisht mushkonjat.

4. Mund t’ju ndihmojë të flini më mirë

Hudhra është e pasur me vitaminë B1, e cila dihet se ndihmon në luftimin e gjumit të trazuar. Për më tepër, ka edhe shumë vitaminë B6 në hudhër, e cila rrit sekretimin e melatoninës në mënyrë të konsiderueshme. Kjo bimë e mrekullueshme ka një ndikim pozitiv në sistemin tuaj nervor dhe, përfundimisht, mund t’ju qetësojë dhe të relaksojë mendjen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat