Ti e pëlqen, por nuk e njeh mirë? Bëji këto 20 pyetje

Life style

Ti e pëlqen, por nuk e njeh mirë? Bëji këto 20 pyetje

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:35
Ilustrim

Ka disa pyetje që mund t’ia bëni atij po të doni të kuptoni nëse ka ndjenjë apo jo. Momentin kini kujdes të zgjidhni ju, por duhet të jetë i duhuri. Në këtë periudhë pandemie, kur dalim më pak, mbase personin e duhur e gjejmë online dhe do jetë më e lehtë t’i drejtoni pyetje, ndaj nxirrni një laps e një letër e mbani shënim këto 20 pyetje…

Si do e përshkruaje veten me vetëm një shprehje?

Cilët janë tre emojit e fundit që ke përdorur?

Ç’është diçka që të duket se merr rëndësi të pamerituar kur hapet si temë?

Cila është meme-ja e preferuar e jotja për 2020-ën?

Kujt do i përgjigjeshe më parë: Nënës tënde, një shoku, apo kolegu?

Të jetosh për të punuar, apo të punosh për të jetuar?

Ushqimi i fundit që ke ngrënë cili është?

Më trego një sekret që askush nuk e di për ty…(sfidë e hapur që do i bëjë gjërat interesante)

Më thuaj tre fjalët që do zgjidhte një nga miqtë e tu më të mirë, për të të përshkruar?

Kënga e jetës tënde?

Nëse do mund të bëje çfardo gjëje me jetën tënde, duke ditur që nuk do dështoje kurrë, çfarë do ishte?

Kush është personazhi publik që e ke fiksim?

Cili është ai moment i sikletshëm që të lë pa gjum natën?

Mes TikTok dhe Netflix, cilin do zgjidhje?

Cila është gjëja më e çmendur në listën tënde të planeve të së ardhmes?

Njeri mëngjesi, apo gjumash?

Kush mendon se do më luante mua në një film?

Nëse nuk do ishim në izolim, çfarë do ishim duke bërë në këto momente?

Çfarë të bën të ndjesh se të vjen pështirë?

Cila është gënjeshtra më e keqe që ke thënë, për t’iu shmangur një takimi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat