Gjejeni maskën e fytyrës që i përshtatet lëkurës suaj!

Life style

Gjejeni maskën e fytyrës që i përshtatet lëkurës suaj!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Hapi i parë për trajtimin e problemeve të lëkurës është identifikimi i llojit të lëkurës. Kjo pasi që varësisht se çfarë lëkure keni, duhet të përzgjidhni trajtime të ndryshme. Më poshtë jua kemi sjellë maskat e fytyrës, për secilin lloj të lëkurës, andaj është e pamundshme që të mos i gjeni përbërësit që do t'ju ndihmojnë në trajtimin e lëkurës.

LËKURA E THATË

Lëkura e thatë shpeshherë perceptohet si një shenjë e pleqërisë së parakohshme, andaj është shumë e rëndësishme që femrat që kanë lëkurë të thatë të mundohen që ta zbusin lëkurën e tyre. Maska e përshtatshme: Maskë me mjaltë dhe avokado. Përzierja e një gjysmë avokadoje të shtypur me një gjysmë lugë gjelle mjaltë, mund t'ju ndihmojë në qetësimin dhe zbutjen e lëkurës së fytyrës suaj.

LËKURA E KOMBINUAR

Femrat të cilat kanë lëkurë të kombinuar zakonisht kanë ballë dhe hundë të yndyrshme, ndërsa pjesa tjetër e fytyrës së tyre është normale ose e thatë. Në fakt, kjo lloj lëkure është më vështirë të trajtohet, pasi që pjesa e yndyrshme e lëkurës duhet pastruar ndërsa pjesa e thatë duhet zbutur. Për ta balancuar lëkurën, duhet të përdorni dy lloj masash, në pjesë të ndryshme të lëkurës. Atë për lëkurë të thatë dhe atë për lëkurë të yndyrshme, që i kemi përshkruar më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat