Zbuloni nëse lidhja aktuale po ju shkakton ankth

Life style

Zbuloni nëse lidhja aktuale po ju shkakton ankth

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Një marrëdhënie mund të ndikojë negativisht tek gjendja e ankthit dhe pa e kuptuar, shëndeti juaj mendor mund të përkeqësohet

Për ta kuptuar nëse jeni (ose jo) në një situatë të tillë, duhet të vini re disa shenja specifike. Nëse ju ndodhin në mënyrë vazhdueshme, kjo lidhje ju shkakton ankth dhe duhet të bëni diçka për të mirën e të dyve.

1. Ndiheni gjithnjë në siklet në prani të tij/saj

Kjo është një shenjë ankthi që lidhet me raportin që keni me partnerin. Nëse mendoni se ka shpresa për t’u zgjidhur, diskutojeni me të dhe filloni të ndërveproni ndryshe, shkruan Bustle.

2. Ti mendon për këtë lidhje 24/7

Është diçka të mendosh për njeriun që dashuron gjatë gjithë kohës dhe diçka tjetër ta kapësh vetën duke menduar pa pushim për marrëdhënien, fjalët dhe gjestet e tij/saj. Analizimi i situatave më shumë seç duhet s’bën gjë tjetër veçse shton ankthin.

Merruni me veten, nevojat, kënaqësitë dhe aktivitetet tuaja. Kaloni kohë me miqtë dhe veten nëse s’doni të ngecni në mendime që do ta përkeqësojnë situatën.

3. Nuk kalon dot kohë me veten

Sa herë je vetëm ndjen nevojë për praninë e tij/saj dhe ke nevojë për miratimin e dikujt tjetër për çdo veprim tëndin. Ke një shqetësim të vazhdueshëm dhe frikë nga braktisja. Je thjesht në marrëdhënien e gabuar.

4. Bëhesh emocionale shumë shpesh

Nëse gjatë çdo zënke ti përfundon duke qarë apo me humor krejtësisht të ndryshuar, diçka nuk shkon.

5. S’je kurrë e sigurt nëse ai/ajo të pëlqen/dashuron

Je vazhdimisht e shqetësuar për ndjenjat e tij ndaj teje. Nëse ende s’e ke të qartë, pyete me zë të lartë dhe pastaj vendos.

6. Ke gjithmonë frikën se diçka e keqe do të ndodhë

Nëse ke përjetuar më parë tradhtinë, me shumë mundësi frika se diçka e keqe mund të të prishë lumturinë, të shqetëson vazhdimisht.

Flit me të dhe thuaja këtë ndjesi që të pengon të shijosh momentin. Diçka nga sjellja e tij/saj ta shkakton, citon Anabel.

7. Nuk pret me kënaqësi kohën që do të kaloni bashkë

Ti ndihesh e çliruar nëse ai të thotë që do të lërë qytetin për punë apo do të largohet një fundjavë me miqtë. S’ka asgjë të keqe të kaloni kohë të ndarë, por në këtë rast partneri ju shkakton aq ankth sa ideja e tij larg jush je jep qetësi.

8. Janë kritikë ndaj çdo sjellje që bëni

Nëse ai/ajo ju kritikon pas çdo veprimi, herët a vonë kjo do të ndikojë në shëndetin tuaj mendor. Vetëbesimi do të ulet dhe ndjesitë e parehatisë me veten do të rriten.

9. Ke frikë t’i flasësh për frikërat dhe shqetësimet e tua

Komunikimi i dobët është shenja që duhet t’ju frikësojë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat