Armiku më i madh i një llogarie bankare është zemra e thyer e një gruaje

Life style

Armiku më i madh i një llogarie bankare është zemra e thyer e një gruaje

Më: 28 mars 2021 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Femrat do të shpenzojnë më së shumti pas një ndarjeje, dhe shpesh shumë shpenzojnë në ditën kur e marrin pagën, nga mërzia e madhe ose pas një dite stresuese në të ashtuquajturat qëllime terapeutike

Femrat që shkojnë të bëjnë blerje pas ndarjes nga i dashuri, mesatarisht shpenzojnë dukshëm më shumë se në çdo situatë tjetër në jetë, tregoi një studim nga Quidco.com mbi më shumë se 2,000 gra.

Sipas këtij studimi, femrat do ta shërojnë dhimbjen e dashurisë shumë më shpesh sesa meshkujt duke bërë blerje, pavarësisht nëse janë duke blerë rroba të reja, këpucë apo aksesorë të modës.

‘Shopping’-u, është një terapi e njohur për femrat, por në situata stresuese është edhe emocionale. Ato shpesh nuk mendojnë në mënyrë racionale për shpenzimet e tyre, tha udhëheqësi i studimit, Andy Oldham.

Madje deri në 90 për qind e femrave pranojnë se gjendja shpirtërore në të cilën gjenden përcakton dukshëm se sa do të blejnë. Më shumë se gjysma e tyre shmangin shkuarjen në disa dyqane, sepse e dinë se për shkak të humorit të keq ato me siguri do të blejnë diçka atje…

Rreth 79 për qind e grave vendosin një kufi mujor për sa mund të shpenzojnë, por rreth 30 për qind e tyre rregullisht e tejkalojnë atë dhe bien në borxhe.

Kur shpenzohet më shumë në blerje?

▪ Pas ndarjes nga partneri
▪ Në ditën e pagës
▪ Në një vizitë të synuar në qendrën tregtare
▪ Nga mërzia
▪ Pas një debati
▪ Pas një “dite te keqe”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat