Ndikimi i boronicave në bukurinë tuaj

Life style

Ndikimi i boronicave në bukurinë tuaj

Më: 28 mars 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Boronicat, për dallim nga shumica e frutave të tjerë të malit, kultivohen shumë pak nëpër kopshtet shtëpiake. Megjithatë, zonat malore janë të mbushura me këtë frutë të shijshme, që ka ndikim të madh edhe në bukurinë tuaj. Më poshtë ju kemi sjellë tri përfitimet më të mëdha që mund t'i nxirrni nga konsumimi i boronicave, qoftë si lëng apo edhe si frutë.

1. MBROJTJA E LËKURËS

Përbërësit e boronicave veprojnë si agjentë për mbrojtjen nga plakja e parakohshme. Kuercetina ndikon në forcimin e kapilarëve ndërsa resveratroli ndikon në hidratimin e lëkurës. Për më tepër, boronicat përmbajnë edhe antioksidues, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës sonë nga radikalët e lirë. Kur ia shtojmë faktin që boronicat përmbajnë edhe vitaminë B, C dhe E, atëherë nuk mbetet asnjë arsye për të mos i konsumuar.

2. PËRBËRËS NATYRAL I KOZMETIKËS

Për shkak të përbërësve që i përmendem më lartë, boronica ka gjetur përdorim të gjerë në produktet e ndryshëm të kozmetikës, sidomos në grim dhe kremra për lëkurën e fytyrës.

3. BORONICA NDIKON NË BUKURINË DHE SHËNDETIN E SYVE

Një tjetër veti e boronicave është që përdoren për trajtimin e katarakteve dhe diabetit. Për më tepër, kjo frutë mali ndikon edhe në përmirësimin e shikimit dhe qarkullimin e gjakut në trupin tonë, sidomos në kapilarët e vegjël në sytë tanë. Si rrjedhojë, boronicat kanë gjetur përdorim të gjerë në shumë produkte për kujdes ndaj syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat