Ndarjet: A është më mirë të bëhen nëpërmjet SMS-së apo Facebook-ut?

Life style

Ndarjet: A është më mirë të bëhen nëpërmjet SMS-së apo Facebook-ut?

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:52
Ilustrim

Këto janë faktet të cilët flasin shumë për kategorinë më të popullarizuar, dashurinë – ndarjet…

Celulari është ideal për ndarje
Në një hulumtim të paradokohshëm të faqes “Yahoo Shine”, madje 12 për qind të poseduesve të celularëve kanë pranuar që janë ndarë me dikë nëpërmjet porosive SMS, ndërkaq 8 për qind e të intervistuarve thonë se pikërisht nëpërmjet porosive janë informuar se më nuk janë bashkë.

Familja nuk është ideale për ndarje
Së paku 27 për qind e të intervistuarve konsiderojnë që mënyra më e keqe e mundshme që të ndahesh nga dikush është ajo që t’ia komunikosh nëpërmjet ndonjë anëtari të familjes. Krahas kësaj, 30 për qind e tyre konsiderojnë që koha e festave është momenti më i keq për ndarje, dhe që më mirë është të pritet deri në pranverë.

Facebook-u i zbulon të gjitha
Besojmë që shumica e lexuesve tanë kanë më shumë takt, mirëpo njëri ndër katër të intervistuarit thotë që për ndarje është informuar nga Facebook-u. Thjesht, më nuk e kanë pasur statusin e përbashkët, ndërkaq partneri i tyre veprimin e tillë e ka konsideruar tërësisht të mjaftueshme.

Fotoja patjetër duhet të jetë e vërtetë
Femrat shpesh herë në profilin e tyre vendosin fotot të cilat nuk janë edhe aq reprezentative, madje 34 për qind e meshkujve kanë thënë që menjëherë do të iknin nga takimi, nëse shohin që vajza nuk i ngjan fotos së vet në Facebook. Mbase duket e padrejtë, mirëpo disi mund t’i kuptojmë përse e bëjnë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat