Çka duan femrat?

Life style

Çka duan femrat?

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:55
Ilustrim

Pavarësia
Femrat dëshirojnë të kenë një mashkull, i cili do të mund të kujdeset për veten e tij. Ato dëshirojnë që partneri i tyre të jetë i pavarur, i aftë në marrje të vendimeve, të paguajë qiranë e vet dhe të gatuajë për veten e tij. Femrave nuk u pëlqen të jenë “mama” për partnerët tyre duke i kryer të gjitha punët dhe obligimet edhe të tij. Një nga gjërat e tjera të rëndësishme është që një mashkull të dijë të mbajë qëndrim gjatë kohës së lidhjes. Një mashkull, i cili gjithmonë ka nevoje të vazhdueshme për këshilla, ndihmë, siguri, shoqëri dhe motivim, ai nuk është mashkull i preferuar për të gjitha femrat.

Dukja
Femrat janë quajtur “gjinia e bukur” për një arsye të vetme, sepse ato duken shumë më atraktive se meshkujt. Kjo ndoshta pse ato i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së tyre. Dukja e jashtme duke përfshirë dhe stilin e flokëve të tyre, stilin e veshjeve, ngjyrat e flokut dhe ngjyrat e gardërobës, kombinimi i rrobave dhe trendit më të fundit në botën e modës. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme, të cilave femrat u kushtojnë rëndësi te madhe para se të dalin në ndonjë takim, apo thjesht për të pirë një kafe me shoqëri. Megjithatë, pavarësisht nga natyra e tyre, femrat përkujdesen më shumë për veten dhe dukjen e tyre se meshkujt. Mirëpo femrat dëshirojnë që edhe mashkulli ta bëjë një gjë të tillë dhe përkundër përkushtimit të disa meshkujve, prapëseprapë femrat janë ato që dominojnë në këtë drejtim.

Pozitivizmi
Pozitivizmi është një tipar tjetër, të cilin femrat kanë dëshirë ta posedojnë të zgjedhurit e tyre. Cinizmi dhe sarkazma kanë vendin dhe kohën e tyre, mirëpo askush nuk dëshiron që me këto tipare të ballafaqohet gjatë gjithë kohës. Të qenët pozitiv te një mashkull bën që edhe femra pranë tij të ndihet më e sigurt në lidhjen me të dhe gjithmonë të ndihet se ka një mbështetje të qëndrueshme dhe nuk do të jetë vetëm.

Shkathtësitë në komunikim
Meshkujt shpesh i bezdisin femrat lidhur me shkathtësitë që kanë në komunikim. Mirëpo shkathtësia në komunikim është tipar që duhet ta posedojnë edhe meshkujt. Mirëpo shkathtësia për komunikim është e lidhur edhe me shkathtësinë dhe durimin t’i dëgjojmë të tjerët. Të qenët i vëmendshëm se çka thotë tjetri e ndihmon komunikim e partnerit. E tëra që dëshirojnë femrat gjatë një bisede me partnerin është që ata të kenë aftësinë e të dëgjuarit me vëmendje. Nganjëherë komunikimi bëhet shumë i vështirë pikërisht se partneri nuk ka durim të qëndrojë dhe të dëgjojë bisedën e tjetrit. Nëse meshkujt dëshmojnë se janë në gjendje për të dëgjuar, edhe femrat fitojnë guximin dhe lirinë të komunikojnë lirshëm dhe të shprehin atë që dëshirojnë.

Të qenët i shoqërueshëm
Çdo femër dëshiron që partneri i saj të jetë i shoqërueshëm dhe t’ia japë asaj mundësinë e shprehjes së lirë. Meshkujt që nuk janë të aftë ta dëgjojnë partnerin tjetër dhe nuk ia japin mundësinë e shprehjes kanë një shkallë të ultë të inteligjencës, ose kanë dështuar në zgjedhjen e partnerit duke hasur në një partner me të cilin nuk kanë se çfarë të bisedojnë. Në të kundërtën partnerët që janë të shoqërueshëm nuk duhet të lejojnë që partneri i tyre të injorohet, sepse injorimi e vret shoqërimin dhe e mbyt lidhjen midis dy personave.

Inteligjenca
Disa femra e zgjedhin pamjen dhe investimin në pamje si të vetmen mënyrë të drejtë për të depërtuar te meshkujt. Ndërsa disa të tjera janë të mendimit se pamja është dytësore duke i thënë përparësi inteligjencës si armë për të arritur atje ku dëshirojnë. Sukseset e të dy kategorive varen nga niveli i inteligjencës së palës së kundërt, meshkujve. Një kategori e meshkujve edhe i jep përparësi pamjes së jashtme, kurse për një kategori tjetër primare është inteligjenca e partneres.

Pasioni
Pasioni është një ndër tiparet kryesore, të cilat femrat dëshirojnë ta posedojnë. Arsyet mund të jene nga më të ndryshmet. Nëse për një femër primare është se si ta shpenzojë kohën me ju, ajo menjëherë dëshiron të dijë cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm pas takimit të parë, se a do të jetë kjo një lidhje më e gjatë, ndonjë aventurë më e shkurtër apo vetëm mundësi sa për ta kaluar një natë së bashku. Pra,meshkuj nëse dëshironi të ndërtoni lidhje të mirëfilltë me ndonjë femër, atëherë përpiquni T’i tregoni partneres se pasioni juaj nuk vlen vetëm për një natë.

Sensi për humor
Ndjena e humorit apo sensi për humor gjithashtu është një nga tiparet të cilat u pëlqejnë femrave që ta posedojnë partnerët e tyre. Të gjithë njerëzit e dëshirojnë humorin dhe ndihen mirë kur janë në shoqëri me ndonjë person që ka sens të posaçëm për humor. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për humor, i cili e ushqen dhe e freskon shpirtin. Veçanërisht në raportet midis dy partnerëve humori ka rol të rëndësishëm, sepse i relakson momentet dhe i liron partnerët nga stresi. Natyrisht edhe humori ka vendin dhe kohen e duhur ne të kundërtën mund të jetë i dëmshëm për raportin.

Ambicia
Disa meshkuj shumë shpesh mendojnë se femrat interesohen për meshkuj vetëm për shkak të interesave materiale, por kjo jo gjithmonë është e vërtetë, e nganjëherë tingëllon si marrëzi. Ndonëse ekzistojnë edhe kategori të tilla qoftë femrash, qoftë meshkujsh, për njerëzit që kanë zhvillim dhe edukim normal motivi material nuk ekziston. Mirëpo një nga tiparet e dëshirueshme për partnerë është ambicia për mirëqenie që është në dobi të të dy partnerëve.

Besimin në vete
Ndoshta ju do te jeni një partner me sens humori, ambicioz dhe inteligjent por mos harroni që në listën e dëshirave për partner ideal është edhe tipari i besimit në vete. Femrat dëshirojnë që partneri i tyre të ketë vetëbesim, sepse pranë një partneri të tillë ato ndihen më sigurta. Vetëbesimi është një fakt shumë domethënës për karakterin e një personi, sepse është pjesë shumë e rëndësishme e formimit të karakterit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat