Lidhja mes babit dhe vajzës është unike..

Life style

Lidhja mes babit dhe vajzës është unike..

Më: 29 mars 2021 Në ora: 13:24
Ilustrim

Është pikërisht babai i cili i jep shembull vajzës së tij se si duhet të jetë “njeriu i ëndrrave” dhe se si në të ardhmen do të duket një lidhje e shëndoshë dhe e suksesshme në jetën e vajzës.

Kur mungon babai në jetën e një vajze, në të ardhmen ka shumë mundësi që ky fakt të ndikojë në uljen e vetbesimit dhe ajo do t’ketë gjithmonë problem t’ju besoj meshkujve.

Pasi që po jetojmë me një epokë më ndryshe se nga ajo e kaluara, tani babai është i përfshirë në jetën e vajzës prej ditës së parë kur ajo vjen në jetë.
Babi e ushqen, e ndërron, e pastron, e vë në gjumë dhe është aty pranë saj kur ajo është e mërzitur.

Nëse vajzat kanë lidhje të mirë me babain atëherë mundësia që ato të përjetojnë depresion dhe ankth në të ardhmen është shumë e vogël.

Prandaj, është shumë me rëndësi që baballarët të inkurajojnë vajzat e tyre, të jenë pranë tyre, t’i respektojnë ndjenjat e tyre dhe të interesohen se çfarë ju pëlqen e çfarë jo vajzave të tyre.

A pajtoheni që roli i babait në jetën e vajzave është po aq i rëndësishëm sa roli i nënës ..???
Si ka qenë raporti juaj me babain tuaj përgjatë fëmijrisë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat