Miqësia dhe punë, këshilla për të punuar pa stres

Life style

Miqësia dhe punë, këshilla për të punuar pa stres

Më: 29 mars 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Miqësia dhe puna janë dy realitete në dukje të papajtueshme, të cilat shpesh duhet të bashkëjetojnë mes tyre. Në fakt, çdo javë, shumica e njerëzve e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në punë, shumë më tepër nga sa i kushtojnë familjarëve, duke ndarë me kolegët sfida, suksese, ambicie, por edhe zhgënjime dhe probleme.

Të ndërtoni marrëdhënie miqësie në punë është thelbësore: një shaka, pushimi i drekës bashkë, një mbledhje pune, janë të gjitha raste që ju lejojnë të njihni më mirë kolegët.

Të ruani marrëdhënie të mira personale në fushën profesionale prodhon përfitime për sa i përket mirëqenies psikologjike, në mënyrë që të punoni më mirë si skuadër, ose për t’u përballur dhe për të zgjidhur problematikat e përditshme. Vendi i punës është një vend i ngarkuar me emocione dhe të keni mundësinë të mbështeteni te miqtë, përveç se ju jep më tepër energji dhe motivim, mund t’ju ndihmojë që t’i kaloni me më pak stres ditët në punë.

Por ndodh që pikërisht për shkak të miqësisë në punë, kolegët të përfitojnë, t’ju ngarkojnë punë duke përdorur miqësinë, ku për hir të saj e keni të pamundur të thoni jo. Kjo gjë ndodh të kthehet në burim stresi, ndaj është e nevojshme të lexoni këshillat e mëposhtme për të menaxhuar sa më lehtë miqësitë në punë…

1. Mos izoloni vetëm me grupin e punës

Të keni një marrëdhënie bashkëpunimi me një koleg mund t’ju detyrojë të izoloheni, duke përjashtuar kolegët e tjerë dhe duke krijuar kështu tension në grupin e punës. Përpiquni të keni një marrëdhënie harmonie dhe miqësore me të gjithë kolegët, evitoni kritikat dhe mundohuni që të ruani gjithmonë një atmosferë pozitive dhe të kënaqshme.

2. Ruani fokusin tek objektivat e punës

Miqësitë në vendin e punës mund të shtojnë motivimin dhe produktivitetin, duke rrezikuar të shndërrohen në burim shpërqendrimi. Gjatë ditës së punës, kujtoni që të respektoni afatet dhe mos harroni që të keni gjithmonë një sjellje profesionale.

3. Jini të qartë

Përtej marrëdhënies miqësore, nëse në punë ndërhyn një problem, përballuni menjëherë me qartësi dhe transparencë. Mund të ketë raste, që një koleg të përfitojë nga miqësia me ju, duke ju kërkuar ta ndihmoni për gjëra që nuk i përkasin punës suaj, ose mund t’ju japë punë që ju shtyjnë të rrezikoni afatet e punës duke përdorur levën e miqësisë. Nëse kjo gjë shkon kundër parimeve tuaja në punë, është përtej mundësive tuaja, jini të qartë me të, duke u fokusuar në arsyet dhe motivimet tuaja, por pa bërë kritika. Konsiderojeni mikun/kolegun si një stimul, tek i cili mund të frymëzoheni për t’u përmirësuar.

4. Caktoni rregulla dhe kufij

Në punë është e rëndësishme që të komunikoni nevojat tuaja, duke respektuar hapësirën personale të gjithkujt. Për të kaluar orë pa stres në zyrë, hapi i parë është që të njihni mirë veten dhe reagimet tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat