Shenjat që tregojnë se ju flini më shumë sesa duhet

Life style

Shenjat që tregojnë se ju flini më shumë sesa duhet

Më: 29 mars 2021 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Fjetja pak është shumë e dëmshme për mirëqenien tuaj fizike. Por a e dini që edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm? Këtu keni disa shenja që tregojnë se po flini më shumë sesa duhet.

1. Dhimbje koke

Ju mund të mendoni se keni dhimbje koke pasi nuk keni fjetur mjaftueshëm, por gjithashtu mund ta keni edhe sepse flini shumë. Luhatjet e impulseve nervore mund të shkaktojnë dhimbje koke kur jeni duke fjetur, ndërkohë që duhet të ishit dukë pirë kafe ose duke ngrënë mëngjes. Dhimbja e kokës vjen si pasojë e dehidratimit.

2. Ju dhemb gjithçka

Ju mund të mendoni se duke fjetur shumë trupi juaj do të qetësohet, por në të vërtetë ju edhe po e dëmtoni, prandaj ndjeni dhimbje ngado.

3. Mjegulla e trurit

Mjegulla e trurit është një dukuri e çuditshme për shumë njerëz. Ju jeni fizikisht i pranishëm dhe truri juaj po punon. Ndihet sikur koka juaj është e mbushur me pambuk që nuk ju lejon të mendoni qartë. Kjo ndodh sepse keni fjetur shumë. Strukturoni ritmin tuaj të gjumit duke u ngritur nga shtrati në të njëjtën kohë çdo ditë dhe do të vini re se mjegulla e trurit zhduket.

4. Zgjimi i lodhur

Të flesh për të kompensuar disa orë të humbura gjatë javës mund të mos jetë një ide edhe aq e mirë. Ora juaj biologjike ngatërrohet dhe ju bën të ndiheni të lodhur.

5. Humbja e kujtesës

Ashtu si gjumi i mangët, edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm për kujtesën tuaj. Hulumtimet tregojnë se gratë që flinin shumë performomin keq në disa teste të trurit sesa gratë që flinin 7 ose 8 orë.

6. Shtimi i peshës

Ndoshta një nga pasojat më negative të gjumit të tepërt është shtimi i peshës. Kërkimet e kryera nga Universiteti i Glasgow tregojnë se ekziston një lidhje midis zakoneve të gjumit dhe shtimit të peshës në mesin e njerëzve mbipeshë. Hulumtimi gjithashtu tregon se njerëzit mbipeshe që kanë netë të shkurtra ose netë të gjata përjetojnë pasoja negative në lidhje me peshën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat