Stimulojeni rritjen më të shpejtë të flokëve, duke ndjekur këto këshilla të thjeshta!

Life style

Stimulojeni rritjen më të shpejtë të flokëve, duke ndjekur këto këshilla të thjeshta!

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Flokët e gjatë e të shëndoshë janë ëndërr e pothuajse secilës femër, ndërsa, për t'ju ndihmuar në rritjen më të shpejtë të flokëve, më poshtë jua kemi sjellë disa këshilla, të cilave duhet t'u përmbaheni.

QËNDRIMI ME KOKË TEPOSHTË

Metoda e inversionit, ose qëndrimi me kokë teposhtë, e rrit qarkullimin e gjakut në kokë. Kjo gjë bën që flokët tuaj ta arrijnë kapacitetin maksimal, duke e stimuluar rritjen. Kjo metodë është e njohur dhe si e tillë përdoret nga shumë ekspertë të bukurisë së flokëve.

KAPELA E DUSHIT

Edhe bartja e një kapele dushi në kokë ndihmon në arritjen e flokëve më të gjatë, ndërsa ekspertët e bukurisë rekomandojnë që kapela e dushit në kokë të mbahet gjatë natës. Ideja është që nxehtësia që krijohet në pjesën e flokëve stimulon rritjen e tyre. Disa femra aplikojnë edhe një sasi të vajit të shëndetshëm në lëkurën e kokës, me qëllim të zbutjes së tyre.

VAJI I PESHKUT

Vaji i peshkut, që përmban yndyrë të shëndetshme dhe omega-3, ndikon në përmirësimin e shëndetit të flokëve tuaj, duke e pasuruar lëkurën e kokës me lëndë ushqyese. E keqja e kësaj teknike është që do të kundërmoni aromë të rëndë, andaj duhet ta shmangni kontaktin me njerëz para se t'i pastroni flokët.

FËRKIMI I THONJVE

Fërkimi i thonjve për 5-20 minuta në ditë, apo edhe më shumë, ju ndihmon në rritjen më të shpejtë të flokëve. Ndonëse nuk ka ndonjë provë shkencore për një gjë të tillë, është e qartë që nervat, që gjenden në gishtërinj, janë të lidhur me lëkurë të kokës, andaj, prekja e tyre e stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve.

SPECI I KUQ

Përzierja e specit të kuq me vaj dhe aplikimi i përzierjes në lëkurë të kokës është një metodë shumë e popullarizuar. Kjo teknikë besohet që ndikon në tërheqjen e gjakut të freskët në flokë duke stimuluar kështu një rritje më të shpejtë. APLIKONI TË BARDHË TË VEZËS NË LËKURË TË KOKËS Të bardhtë e vezës njihen si përbërës që ndikojnë në kthimin e shkëlqimit të flokëve, nëpërmjet fuqizimit të tyre. Ndërsa, fakti që flokët bëhen më të fortë, nënkupton se ato edhe rriten më shpejt.

PINI SHUMË UJË!

Uji është një pije shumë e rëndësishme nëse mëtoni të dukeni dhe të ndiheni e shëndoshë. Nëse ju arrini të konsumoni nga të paktën dy litra ujë në ditë, atëherë, duke bërë një gjë të tillë, ju u ndihmoni flokëve që të jenë më të shëndoshë dhe të rriten më shpejt.

SHMANGNI THARËSEN DHE DREJTUESEN E FLOKËVE!

Sa herë që të keni mundësi, jepjani flokëve tuja një ditë pushim, duke mos i keqtrajtuar me tharëse e me drejtuese flokësh. Nxehtësia, që aplikohet në flokë, i bën flokët më të brishtë duke kontribuuar në rritjen më të ngadaltë të tyre.

BËJINI MASAZH LËKURËS SË KOKËS!

Masazhi i lëkurës së kokës luan një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien e tyre, ndërsa, më së miri një gjë të tillë është ta bëni gjatë kohës kur jeni në dush. E tëra që duhet të bëni është t'i bëni masazh kokës për rreth një minutë duke i kontribuuar rritjes më të shpejtë të flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat