Vera po afron/ Ja çfarë duhet të dini për strijat

Life style

Vera po afron/ Ja çfarë duhet të dini për strijat

Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Strijat ose çarjet e lëkurës janë një nga makthet e vajzave. Thonë se parandalimi i tyre është i pamundur, por ne do ju mësojmë disa mënyra si ti reduktoni:
Të parandaloni strijat mund të mos jetë e mundur, por ju mund ti zvogëloni me disa masa paraprake si për shembull:

Ruani ekuilibrin e lagështisë së lëkurës, duke prirë mjaftueshëm ujë çdo ditë.
Zvogëloni sasinë e karbohidrateve dhe shtoni perimet e gjelbra. Konsumoni omega-3, znik, vitamin A dhe E si dhe shmangni dietat e rrepta.

Strijat, janë një gjendje hormonale që ndodh kryesisht tek gratë. Në shtatëzani ose kur shtoni në peshë, strijat mund të shfaqen në zonën e belit, barkut, gjoksit dhe në kofshë. Strijat mund të shfaqen dhe të trupat e dehidratuar, prandaj është e rëndësishme që personat me lëkurë të thatë të tregohen të kujdesshëm.

Mosarritja e lëkurës për të marrë vitaminat që i duhen mund të shkaktojë përkeqësimin e ekuilibrit të lagështisë me kalimin e kohës. Në një rast të tillë, është e nevojshme të mos gërvishtet lëkura. Rekomandohet të bëni masazh me krem ​​anti-strija rregullisht në mënyrë që të ruani ekuilibrin e lagështisë së lëkurës dhe të plotësoni vitaminat që i nevojiten nga jashtë. Kështu, formimi i strijave mund të zvogëlohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat