A ndikon kafeja në ndalimin e rritjes së fëmijëve?

Life style

A ndikon kafeja në ndalimin e rritjes së fëmijëve?

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Përgjigja është një “jo” e zëshme: Nuk ka asnjë provë që kafeja ose kafeina ndalon rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Në vend të kësaj, rritja e një personi drejtohet kryesisht nga faktorë të tjerë. Për shembull, qindra gjene të identikuara deri më tani mendohet se janë përgjegjëse për afërsisht 16 për qind të rritjes së një personi.

Shëndeti i përgjithshëm i fëmijës gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Për shembull, infeksioni i përsëritur gjatë fëmijërisë së hershme mund të ngadalësojë rritjen e kockave, siç tregohet nga
studime të ndryshme.

Qasja e fëmijës në nevojat e rëndësishme ushqimore, sikurse qumështi në vitet e para, gjithashtu ndikon në lartësinë, ashtu si dieta e nënës gjatë shtatzënisë, sipas hulumtimit të botuar në revistën Nutrition Research Review.

Pse disa njerëz ende besojnë se kafeja mund të ndalojë rritjen e fëmijës?
Askush nuk e di me të vërtetë, por ka disa teori. Në vitet 1980, disa studime treguan se njerëzit që konsumonin rregullisht kafe kishin një rrezik në rritje të osteoporozës, pasi kafeina mund të çonte në rritjen e sekretimit të kalciumit, megjithëse efekti ishte i vogël, raporton Science Alert.
Nëse kafeina është në gjendje të dobësojë kockat, atëherë është e mundur që konsumi më i lartë në fëmijëri të çojë në rritje më të ulët.

Sidoqoftë, doli se ekziston një tjetër variabël në lojë: njerëzit që pinë kafe gjithashtu priren të konsumojnë më pak qumësht, burimi kryesor i kalciumit.

Me fjalë të tjera, problemi nuk ishte ndoshta kafeja, por marrja e pamjaftueshme e kalciumit.

Studimi i mëvonshëm nuk ka gjetur një lidhje midis osteoporozës dhe konsumit të kafesë, sipas Harvard Health Publishing.

Një ide tjetër është se shumë studime kanë lidhur konsumimin e kafeinës si me efektet pozitive ashtu edhe ato negative në shëndet, gjë që vetëm shton konfuzionin.

“Ka pasur kaq shumë studime epidemiologjike të kafesë, që tregojnë dëm ose përtim, saqë është bërë konfuze”, tha shkencëtari Mark Pendergast, autor i Bazës së pazakontë: Historia e kafesë dhe si e transformoi botën tonë.

Një teori tjetër, e favorizuar nga Dwayne Mellor, një dietolog në Universitetin Aston në Mbretërinë e Bashkuar, është se miti buron nga rekomandimi që gratë shtatzëna të kuzojnë konsumin e
kafeinës, sepse disa studime kanë lidhur ekspozimin e fetusit në kafeinë me një rrezik më të lartë të abortit.

Sidoqoftë, këto studime kishin kuzime. Provat aktualisht nuk janë përfundimtare, kështu që grupet shëndetësore të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tani po këshillojnë gratë shtatzëna të kuzojnë, por jo domosdo ta shmangin plotësisht, konsumimin e kafeinës për të zvogëluar rrezikun e mundshëm të abortit dhe peshën e ulët të lindjes tek të sapolindurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat