Puna, të ardhurat, jetëgjatësia, por edhe seksi varen sa të gjatë jeni!

Life style

Puna, të ardhurat, jetëgjatësia, por edhe seksi varen sa të gjatë jeni!

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Sado që të dëshirojmë, ne nuk mund të ndikojmë në gjatësinë tonë trupore – ajo përcaktohet kryesisht nga gjenetika dhe, nëse dikush do të arrijë potencialin e tij, varet nga të ushqyerit në vitet e zhvillimit

Nëse jeni shtatgjatë, shtatshkurtër ose i përkisni asaj që quhet mesatare – gjatësia mund të ndikojë shumë te ne, në jetën tonë dhe në të ardhmen tonë.

Suksesi dhe pasuria e biznesit

Njerëzit shtatgjatë janë më dominues, më të shëndetshëm dhe më inteligjentë dhe kanë më shumë gjasa të mposhtin konkurrencën në vendin e punës.

Përveç që fitojnë më shumë, për shkak të gjatësisë së tyre, ata shpesh konsiderohen udhëheqës.

Për shkak të jetës së tyre më të suksesshme, njerëzit e gjatë më shpesh janë më të lumtur, sepse e bëjnë jetën shumë më lehtë.

Tërheqja seksuale

Sipas shumë studimeve, meshkujt shtatgjatë janë më tërheqës për femrat. Edhe pse mund të konkludohej ndryshe, rezultatet kanë treguar se shumica e femrave janë më tërheqëse.

Jeta seksuale

Të dy gjinitë ndoshta do të bien dakord për një gjë: është më mirë për një mashkull të jetë më i gjatë se një femër.

Shkathtësia

Imagjinoni trupin tuaj si një makinë. Sa më e madhe të jetë aq më e ngadaltë është, por edhe aq më e rëndë. Njerëzit e gjatë janë më të prirë ndaj lëndimeve.

Jetëgjatësia dhe shëndeti

Personat e ulët janë më jetëgjatë, të paktën duke gjykuar nga fakti se fshati në Sardenjë, Villagrande Strisaili, është i njohur për numrin më të madh të qindvjeçarëve në të gjithë Evropën, dhe gjatësia mesatare e burrave në atë fshat është 160 centimetra.

Edhe pse ushqimi mesdhetar dhe mënyra e jetesës sigurisht që kontribuojnë në jetëgjatësinë e tyre, ka hulumtime se njerëzit e gjatë kanë telomere më të shkurtër, materiali i ADN-së që zakonisht i bën ata më të shkurtër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat