Këto metoda do t’ju ndihmojnë të harroni ish-in

Life style

Këto metoda do t’ju ndihmojnë të harroni ish-in

Më: 2 prill 2021 Në ora: 07:59
Ilustrim

Pavarësisht nëse është apo jo një vendim i përbashkët, një ndarje në çift gjithmonë është e dhimbshme. Disa persona e kalojnë shpejtë periudhën e vështirë, e për disa të tjerë lëndimi që marrin zgjat për disa muaj. Sigurisht që kjo ndjenjë nuk zgjat përgjithmonë, por ndarja nga një person nuk është aq e lehtë. Megjithatë ka disa mënyra të ndryshme që do ju ndihmojnë ta harroni ish të dashurin tuaj dhe do ju bëjnë të ndiheni më mirë me veten dhe pse jo të gjeni një dashuri të re.

Fshijeni ish-partnerin nga çdo rrjet social

Në momentin që një njeri nuk është më i pranishëm në jetën tuaj, ju nuk duhet ta ndiqni më në rrjete sociale. Nëse ju vazhdoni të shikoni çdo postim të tij, do të kujtoni momentet që keni kaluar me të dhe do ta keni të vështirë ta harroni. Përveçse ta hiqni nga lista e miqve bëni mirë që edhe ta bëni ‘block’.

Rezervoni një masazh për veten tuaj

Në momentin që ju i jepni fund një marrëdhënie filloni të mos ndiheni mirë as nga ana fizike. Kur humbni kontaktin lëkurë më lëkurë me dikë ju nuk do të ndiheni mirë, prandaj është mirë që dikush që ka të njëjtën gjini si partneri juaj t’ju bëj një masazh për trupin.

Flisni me një psikolog

Një ndarje mund të ketë ndikim të madh në gjendjen tuaj emocionale, prandaj është mirë që të flisni me një psikolog. Kur ju i jepni fund një lidhjeje filloni të mendoni negativisht për veten, sepse pyesni se ku qëndronte gabimi juaj që partneri ju la. Kur ndaheni nuk do të thotë se ju jeni gjithmonë problemi, sepse ju thjesht mund të keni rastisur me një person që ka dashur një marrëdhënie kalimtare dhe jo diçka serioze.

Gjeni një hobi të ri

Në momentin që ndaheni ju filloni të humbisni besimin tek vetja. Për të filluar për t’u ndjerë mirë dhe për të harruar ish-partnerin mjafton të gjeni një pasion të ri dhe ta zhvilloni.

Dilni me sa më shumë njerëz

Kur ndaheni ju mendoni se nuk do e gjeni më kurrë dashurinë dhe keni frikë se nëse krijoni një lidhje të re mund të përfundoni sërish në të njëjtën situatë. Në fakt ju duhet të bëni të kundërtën. Pas ndarjes duhet të dilni me sa më shumë njerëz, kështu do të ndiheni më mirë dhe do e harroni më lehtë të dashurin që kishit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat