Sekretet e grimit që duhet të dinë gratë mbi 40-vjeç

Life style

Sekretet e grimit që duhet të dinë gratë mbi 40-vjeç

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:48
Jennifer Lopez

E vërteta është se sa më shumë plakemi, aq më shumë papërsosmëri vëmë re në fytyrën tonë. Ndërsa koha kalon, lëkura humbet acidin e saj hialuronik, elastinën dhe kolagjenin, duke çuar në shfaqjen e vijave të imëta dhe rrudhave. Nëse jeni rreth të 40-ave, e kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.

Make up-i është një pjesë shumë e rëndësishme e imazhit të grave mbi 40 vjeç sepse mund të mbulojë papërsosmëritë, mbase edhe t’i eleminojë ato, duke nxjerrë në pah një lëkurë rrezatuese. Megjithatë, duhet të dini disa sekrete në mënyrë që grimi të jetë në mënyrën e duhur.

Krijoni efektin “sy mace”. Por kini kujdes mos e teproni shumë në këndin e jashtëm të syrit. Vija duhet të jetë më e vogël, jo aq e tërhequr. Në këtë mënyrë, syri nuk do të bjerë mbi rrudhat që janë formuar në zonën e syve.

Vendosni korrektorin në këndin e brendshëm të syrit, ashtu si në mollëza dhe në hundë. Krijoni një hile tek sytë në ngjyrë intensive dhe jo në të zezë. Mund të aplikoni më pas një penel të zi. Aplikoni pak shkëlqyes në qepallën e lëvizshme dhe jo në cepin e jashtëm të syrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat