5 ngjyrat e pranverës në duar, tendencat e thonjve të bukur

Life style

5 ngjyrat e pranverës në duar, tendencat e thonjve të bukur

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:06
Ilustrim

Bashkë me shumë trende të tjera të bukurisë dhe fashion-it, edhe tendencat e thonjve ndryshojnë nga njëra stinë në tjetrën. Këtë pranverë janë propozuar 5 ngjyra në thonj që do t’i shihni gjithandej. Mësoni cilat janë:

Si gjithmonë, ngjyrat pastel janë një zgjidhje e duhur për pranverën. Kjo rozë metalike është një prej trendeve të freskëta e të ëmbla të stinës.

Matte nuk ka pse të jetë kaq serioze! Kjo nuancë metalike funksionon si një ngjyrë neutrale që shkon me gjithçka.

Baby pink me një shkëlqim të lehtë është gjithashtu një prej ngjyrave që dominojnë në pranverë. Shkon për çdo ton të lëkurës përgjatë gjithë stinës së ngrohtë.

Blu e lehtë me një nuancë vjollce është ngjyra tjetër që do ta shihni gjithandej në këtë stinë. Jo tradicionale, por me një freski të jashtëzakonshme.

Pastel mbetet në krye pothuaj në çdo pranvere, edhe në duar. Edhe kjo nuancë pjeshke është gjithashtu një ngjyrë neutrale, besnike e çdo tipi lëkure.

Nëse e dashuroni lejlanë, por po kërkoni një nuancë më të ëmbël të saj, provoni jargavanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat