Të mirat e të dëgjuarit muzikë në mëngjes

Life style

Të mirat e të dëgjuarit muzikë në mëngjes

Më: 5 prill 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Muzika sjell më të mirën tek njerëzit, veçanërisht në mëngjes. Ka disa arsye pse të dëgjosh muzikë në mëngjes herët, menjëherë sapo zgjoheni është një e mirë që çdo njeri mund ti bëjë vetës. Edhe vendosja e një kënge si alarm ndikon në mënyrën se si zgjoheni dhe si filloni ditën tuaj.

Sipas një studimi nga revista “Plos One”, ju mund të ndiheni më pak të stresuar duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar. Hormoni i stresit, kortizoli, ulet dhe duket se muzika shpejton kohën e rikuperimit pas një ngjarjeje që shkakton stresin. Pra, duke filluar ditën me një këngë të mirë mund të lehtësojë stresin e shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe do të shërbejë si një fillim i mirë i ditës.

“Humori juaj menjëherë ndryshon kur luani një melodi. Muzika mund të nxisë prodhimin e hormonit dopamine, i cili është një nga hormonet “e lumtur” që lidhet drejtpërdrejt me kënaqësinë. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e disa ndjenjave negative të ankthit dhe depresionit”, thotë Roberto La Marca, një nga studiuesit.

Gjithashtu, muzika mund t'ju ndihmojë të mbani mend më shumë.

“Funksioni njohës do të përmirësohet sapo të vendosni këngën tuaj të preferuar dhe me kalimin e kohës, do të përfitoni nga një kujtesë më e fortë dhe kur formohen kujtime, grupe të caktuara të neuroneve riaktivizohen”, thotë ai.

Shoqata Amerikane e psikologjisë thotë se dëgjimi i muzikës mund të forcojë sistemin imunitar. Tingulli i melodive ndihmon trupin të prodhojë më shumë antitrupa. Këto antitrupa mund t'ju ndihmojnë të sulmoni çdo virus.

“Në thelb, sistemi juaj imunitar do të jetë më efektiv në luftimin e çdo sëmundjeje”.

Ndërkohë, duket se zhurma me të cilën zgjoheni kontribuon ndjeshëm në gjendjen tuaj shpirtërore. Në studimin e revistës thuhet se nëse zgjoheni me një tingull melodik, do të përjetoni nivele më të ulëta të trishtimit në mëngjes, do të zgjoheni më shpejt dhe do të jeni më kreativ. Në thelb, do të ketë një efekt energjik. Alarmet mund të mos ju japin të njëjtin rezultat. Para se të filloni ditën, dëgjoni muzikë, veçanërisht meloditë e lumtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat