Leximi shëron trupin dhe shpirtin: arsyet përse duhet të lexoni çdo ditë!

Life style

Leximi shëron trupin dhe shpirtin: arsyet përse duhet të lexoni çdo ditë!

Më: 5 prill 2021 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Leximi është një aktivitet i shkëlqyer. Nuk ka rëndësi nëse lexoni me një libër në dorë apo në programet kompjuterike të gjeneratës së fundit, pasi thelbi nuk ndryshon. Kalojeni një pjesë të ditës suaj për të lexuar diçka që ju pëlqen, e do të shihni që do të ndiheni më mirë e më të çlodhur.

Në çdo moment të jetës librat janë një mbështetje në nivel emotiv, duke ju ndihmuar ta përballoni çdo ditë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shkenca këmbëngul që leximi është i domosdoshëm dhe ka përfitime mjaft të mëdha psiko-fizike. 

PËRMIRËSON MARRËDHËNIEN ME NJERËZIT

Leximi është një aktivitet i zakonshëm, ndaj si mund të ndikojë në marrëdhënien me të tjerët? Një studim i fundit i bërë nga “Kingston University” në Londër, është përpjekur të dallojë se çfarë efektesh pozitive mund të sjellë leximi te një person krahasuar me qëndrimin para një televizori. Rose Turner ka shpjeguar se leximi bën të mundur që të njohim sa më mirë karakteret njerëzore. Kur lexojmë shkojmë deri në fund, duke kërkuar arsyet e zgjedhjeve të bëra nga personazhet, frikërat e tyre, dramat e brendshme. Mundësia për të hyrë në mendjen e personazheve na ushtron me empatinë, për të parë përtej dukjes së një sjelljeje, duke u munduar për të kuptuar më mirë të tjerët. Televizioni nuk ofron të njëjtën mundësi për të zhvilluar inteligjencën emotive, përkundrazi, shpesh na mashtron duke krijuar efektin surprizë apo duke theksuar edhe më shumë ankthin.

PAKËSON STRESIN

Leximi na bën të heqim dorë nga çdo aktivitet, ngadalëson ritmin e frymëmarrjes, na relakson. Nëse është e qartë që leximi është një aktivitet qetësues e çlodhës, nuk është e qartë se kur duhet lexuar çdo ditë për të marrë përfitime. Një studim i bërë nga “Universiteti i Sussex-it” ka nxjerrë në pah që tensioni muskular dhe rrahja kardiake fillojnë të ngadalësohen pas gjashtë minutave lexim. Aktiviteti i vazhdueshëm i të lexuarit pakëson stresin me 68%, ndërkohë që videolojërat kanë një efekt vetëm 21%. “Nuk ka rëndësi se çfarë lexoni – ka deklaruar doktor Lewis – ajo që ka rëndësi është të gjeni një libër që t’ju pëlqejë”.

NDIHMON PËR NDJENJAT DHE DEPRESIONI

Depresioni ka nevojë për një mbështetje para së gjithash nga një ekspert dhe leximi përfshihet në një program kure. “Leximi bën mirë sepse e mban trurin në punë në nivel konjitiv. Është e vërtetë që përdoret pothuajse si një terapi edhe te pacientët që janë me depresion – shpjegon Bernardo Carpiniello, docent i psikiatrisë në Universitetin e Cagliari-t dhe president i Shoqëatës Italiane të Psikiatrisë. Veç kësaj shërben për ta gjetur veten te personazhet, gjë që i bën pacientët të fitojnë vetëdije. Leximi i një libri të mirë është njësoj si një formë mbrojtjeje që ju lejon të shprehni ndjenjat e mbyllura, gjë që përfaqëson një akt terapeutik”

RUAN TRURIN

Ndjekja e historisë, kujtimi i pasazheve dhe emrave të personazheve, janë arsyet e para tek të cilat mund të dallojmë përfitimet e leximit në memorie dhe përqendrim. Sipas një studimi të botuar në revistën “Neurology” leximi ul rrezikun e demencës, duke përmirësuar cilësitë e jetës në moshë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat