Pse duhet ta provoni të dëgjoni muzikë gjatë marrëdhënies seksuale

Life style

Pse duhet ta provoni të dëgjoni muzikë gjatë marrëdhënies seksuale

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Kombinimi i muzikës dhe seksit ka kohë që ka luajtur një pjesë integrale në peisazhin tonë kulturor. Duke nisur me radion që lëshon muzikë në sediljen e pasme të makinës, muzika ka përmirësuar përvojën seksuale për shumë breza. Dhe nuk është përdorur vetëm për të mbuluar tingujt e dashurisë në një shtëpi të mbushur me familjarë ose shokë dhome. Ekziston një ndikim psikologjik që muzika ka në lidhje me seksin.

Muzika ka aftësinë të nxisë ndjenja kënaqësie (Mallik, Chanda dhe Levitin, 2017). Mund të shtojë edhe shpërblime fizike dhe psikologjike kur shoqërohet me një ndërveprim seksual.

Dëgjimi i muzikës nxit çlirimin e dopaminës. Për shumë njerëz, ajo përgjigje kimike e kënaqësisë vepron për të stimuluar zgjimin, duke kombinuar muzikën dhe seksin në një përvojë të veçantë. Dëgjimi i muzikës rrit rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen – të dyja shenja të eksitmit dhe kënaqësia nga muzika mund ta përgatisë trupin për kënaqësinë seksuale.

Sipas neuropsikologes Rhonda Freeman, muzika ka një efekt të drejtpërdrejtë në kënaqësinë, lidhjen dhe sistemet limbike të trurit. Përtej nxitjes së dopaminës së prodhuar, ka disa përfitime socio-psikologjike që lidhen me kombinimin e seksit dhe muzikës.

9 arsyet pse muzika mund t’i përmirësojë përvojat seksuale

– Muzika gjatë marrëdhënies seksuale mund të zvogëlojë frenimin dhe “ngurtësinë” gjatë seksit. Ekziston një lidhje mes spontanitetit dhe lirisë, që lidhet me të dëgjuarit muzikë. Kjo mund të rezultojë në heqjen dorë nga ndalimet seksuale që mund të kenë mbajtur disa individë të mos përjetojnë nivele më të larta të kënaqësisë seksuale. Ndoshta të çliron të jesh më spontan, aventuresk dhe të provosh gjëra të reja për të rritur përvojën seksuale. Kjo është pikërisht arsyeja që një qytet i tërë shpalli të jashtëligjshme muzikën rock dhe të kërcyerit nën tingujt e “Footloose”.

– Jo vetëm që muzika mund të relaksojë frenimet seksuale, por gjithashtu është provuar se zvogëlon stresin, i cili mund të pengojë zgjimin dhe kënaqësinë seksuale.

– Dëgjimi i muzikës gjatë seksit mund të frenojë nervozizmin dhe të shkëpusë një individ nga mendimet negative, të tilla si shqetësimet në lidhje me imazhin e trupit ose performancën e tij.

– Përveç shpërqendrimit, muzika mund të ndihmojë që dikush të përqendrohet në detyrën në fjalë. Dhe cili partner nuk dëshiron që i dashuri i tyre të jetë më i përqendruar tek ata?

– Muzika është lidhje/kimi dhe një ndjenjë e shtuar e kësaj kimie me partnerin tuaj rrit intimitetin dhe, si rezultat, kënaqësinë seksuale.

– Ritmet e muzikës mund të frymëzojnë ritme në lëvizje. Një ritëm i mirë i muzikës mund të ndihmojë në performancën dhe rritjen e kënaqësisë.

– Muzika, në vetvete, ka shumë efekte në mirëqenien tonë përveç se është një qetësues i stresit. Dëgjimi i muzikës mund të jetë krijues i besimit. Besimi në shtrat promovon performancën dhe kënaqësinë.

– Muzika mund t’i fillojë gjërat siç duhet duke ju sjellë në humor.

– Ajo kontribuon në një rritje të eksitimit emocional, prej së cilës përfiton përsëri përvoja seksuale.

Jo të gjithë duan muzikë gjatë marrëdhënieve seksuale. Për disa është e bezdisshme, ndërsa të tjerë duan të dëgjojnë vetëm tingujt e kënaqësisë së partnerit ose vetes. Megjithatë, të mirat që ju vijnë prej muzikës jua thamë. Se ç’do bëni me këtë informacion, vendoseni vetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat