Kështu mund ta zbuloni nëse ai thjesht po hiqet sikur ju do!

Life style

Kështu mund ta zbuloni nëse ai thjesht po hiqet sikur ju do!

Më: 7 prill 2021 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Ka momente kur ju mendoni se keni gjetur partnerin e duhur, por në fakt keni përballë mashtruesin e vërtetë.

Fatkeqësisht, disa burra kanë mënyra mashtrimi për të shprehur përkushtimin e tyre ndaj jush, por vetëm sa për të arritur “qëllimin” e tyre final: shtratin.

Shumë gra mund të rrëzohen në gjunjë përpara fjalëve të ëmbla, dhuratave të vogla dhe premtimet të përjetshme pa kuptuar se ndoshta, ai e vetmja gjë që ka në mendje është krevati, shkruan Pop Sugar.

Por si ta kuptosh që ai po bën sikur ka rënë në dashuri me ty vetëm që të të çojë në krevat?

Nuk po shkruajmë këtë artikull që ju të humbni shpresën te meshkujt, duam thjesht që të uleni dhe të shihni sesi manipulohen femrat. Të dhëna janë të sakta!

Ai nuk ju fton kurrë për një takim të vërtetë

Një gjë që bën një mashkull kur ju do vërtetë është të dalë me ju në takime, takime të vërteta. Nëse së fundmi jeni duke dalë me një mashkull, i cili nuk ju ka kërkuar kurrë një takim të vërtetë, kjo është një shenjë që duhet t’ju shqetësojë. Ftesa për të pirë një gotë pas orës 9 të darkës, nuk konsiderohet si një takim, mos u gënjeni!

Kur një mashkull ju pëlqen vërtetë, ai do që ju ta dini dhe mbi të gjitha t’ua tregojë këtë. Nëse ai nuk ju fton (asnjëherë) për drekë apo darkë ju ndoshta duhet ta rikonsideroni kohën që po humbni me të.

Ai nuk flet kurrë me ju përgjatë ditës

Kur jeni në një marrëdhënie të shëndetshme dhe mashkulli me të cilin po dilni ju pëlqen, rrjedhimisht ai do të kujdeset mjaftueshëm për të komunikuar me ty dhe për të parë se çfarë jeni duke bërë gjatë ditës dhe natës. Nuk e kemi fjalën për kontrollet 24 orë në ditë por ai duhet të bëjë diçka të thjeshtë si dërgimi i një mesazhi apo bërja e një telefonate në pushimin e drekës, thjesht për t’ju lënë të kuptoni se ju mendon dhe kujdeset për ju.

Nëse po dilni me një mashkull, i cili në fakt nuk ju ‘kontrollon’ apo telefonon gjatë gjithë ditës dhe i vetmi moment kur kujtohet për ju është fundjava apo darka vonë, në realitet ai nuk e ka seriozisht me ju por thjesht i pëlqen të kryej marrëdhënie seksuale.

Ai është telefonues nate
Nëse ai ju telefonon ju mbrëmjeve vonë dhe asnjëherë gjatë ditës në fakt ai nuk dëshiron të jetë me ju, derisa të jetë nën krevat.

Nëse ju jeni dakord kështu, atëherë në rregull mund ta takoni në errësirë. Ama nëse doni një marrëdhënie reale, dashuri dhe ndjenja të vërteta në jetën tuaj, është koha ta dërgoni në djall.

Nuk ju prezanton kurrë te të tjerët

Një mashkull, i cili vërtetë do të jetë me ju, do të jetë krenar për ju, do t’ju marrë në takime dhe do t’ju prezantojë te familja dhe miqtë e tij. Kur një mashkull ju pëlqen vërtetë ai nuk do të humbë asnjë shans duke ju prezantuar te kushdo që mund të takoni kur jeni bashkë.

Nëse ai ju referohet në prezantim si “thjesht një shoqe” ose nëse ju nuk keni takuar asnjëherë njerëzit që ai njeh, atëherë ju jeni diçka që ai do ta mbajë në errësirë.

Ai nuk është i interesuar për familjen dhe miqtë tuaj

Nëse mashkulli me të cilin jeni duke dalë nuk e vret mendjen të dëgjoj ndonjë bisedë për familjen, miqtë apo histori për qenin e familjes suaj, është qartësisht e dukshme se për çfarë qëndron me ju.

Alkooli është gjithmonë i përfshirë

Siç e thamë edhe më lart, nëse partneri juaj ju fton për takim për të pirë diçka dhe asnjëherë për një takim të vërtetë, atëherë ai nuk i interesuar për asgjë tjetër!

Nëse ai ju fton dhe ky takim përfshin gjithmonë ‘diçka për të pirë në një bar’ apo diçka tjetër që përfshin alkoolin atëherë kuptoni që këto shenja nuk janë aspak normale dhe cilësojini si të tilla pa justifikime.

Jeni ju gjithmonë iniciatorja

E kuptojmë shumë mirë që ajo që duam është dashuria dhe mbi të gjitha kthimi i saj reciprok. Fatkeqësisht, një mënyrë kur ju nuk do të merrni asnjëherë atë që dëshironi është nëse jeni të dëshpëruara për të.

Nëse jeni ju ajo që gjithmonë e ftoni për të dalë, apo jeni iniciatorja e daljes duke ‘premtuar’ edhe marrëdhënien seksuale më pas, atëherë sigurisht që ai do të jetë gati për të dalë me ju. Nëse jeni ju gjithmonë ajo që kërkoni takim. ju dukeni të dëshpëruara dhe sigurisht që ai ju konsideron si pre të lehtë, duke qenë se sa herë që dilni, përfundoni duke bërë seks.

Nëse ai nuk ju telefonon kurrë për t’ju ftuar, boll duke u bërë si të dëshpëruara dhe duke humbur kohën me një mashkull të tillë. Nuk ja vlen! – citon Anabel.

Ai nuk dëshiron që ju të jeni miq në rrjetet sociale

Në shoqërinë e sotme, çfarë njerëzit shohin në rrjetet sociale janë shpesh përfaqësime të sakta të asaj/atij që ju jeni në jetën reale. Dhe nëse ai këmbëngul të mos jeni miq në rrjetet sociale, atëherë ai është duke ju thënë hapur se nuk do t’ju ketë në jetën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat