Me ardhjen e pranverës preferohet të ndryshohet edhe rutina e fitnesit

Life style

Me ardhjen e pranverës preferohet të ndryshohet edhe rutina e fitnesit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Pranvera është këtu dhe ekspertët e fitnesit u prezantojnë strategji të reja për t’ju ndihmuar të dilni nga një rutinë fitnesi në ambient të mbyllur, dhe të filloni që ushtrimet fizike ditore t’i kryeni jashtë në natyrë duke e shijuar njëkohësisht motin e bukur.

Nëse po kërkoni ta krijoni një ritëm të ri në rutinën tuaj të stërvitjes, filloni me muzikë. Krijoni një listë të re të këngëve në telefonin tuaj mobil ose shkarkoni ndonjë libër audio, për t’ju ndihmuar ta ndryshoni energjinë gjatë kohës sa i kryeni aktivitetet fizike. Energjia pozitive dhe inspiruese, luan rol të rëndësishëm në efikasitetin e stërvitjeve.

Ndiqni procesin e fitnesit në mënyrë që të shihni objektivisht përparimin tuaj. Ka disa aplikacione fitnesi falas të cilët mund të shkarkohen përmes telefonave Android dhe Apple.

Një tjetër gjë që mund ta bëni për ta ndryshuar rutinën e fitnesit, është të shtoni stërvitje të reja. Shkëmbimi i një dite të ngritjes së peshave ose ushtrimeve të karakterizuara me lëvizje në formë të vallëzimit, ndryshe e njohur si “Zumba”, e shton shumëllojshmëri në një rutinë më ndryshe të ushtrimeve nga ajo e zakonshmja.

Dhe në fund, është mirë që t’ia mundësoni vetes t’i keni disa ditë pushim nga fitnesi, në mënyrë që të mos ndiheni të shpenzuar për nga energjia. Thjeshtë mundohuni të qëndroni sa më të shëndetshëm dhe vetja juaj më e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat