Ja çfarë do të thotë nëse përloteni kur shikoni film

Life style

Ja çfarë do të thotë nëse përloteni kur shikoni film

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Nëse e keni parë filmin “Hachi”, “The Notebook”, “A Dog’s Tale”, me shumë mundësi keni qarë. Shumë njerëz besojnë se qarja gjatë filmave nuk është gjë tjetër veçse një shenjë dobësie. Kjo gjë mund të jetë e vërtetë deri diku. Mirëpo, Paul J. Zak, një neuroekonomist në Universitetin Graduate Claremont, kreu një studim në të cilin pohon se ata që qajnë gjatë filmave janë më të ndjeshëm, mirëpo ata dinë se si t’i trajtojnë emocionet e tyre më mirë dhe janë më të fuqishëm kur përballen me sfida të përditshme.

Ata e dinë që historitë nuk janë të vërteta, por nuk mund t’i mbajnë ndjenjat për vete

Me siguri kur ju shikoni një film e dini se historia nuk është e vërtetë, mirëpo kjo nuk do të thotë që ju të mos e përjetoni këtë histori.

Oksitocina është ajo që duhet fajësuar

Ky hormon vepron si një neurotransmetues dhe është përgjegjës për atë që ndiejmë kur shohim një skenë prekëse. Ne e lidhim me një histori, një ndjenjë, dhe më vonë, me një veprim pozitiv. Ky hormon na bën më empatik dhe na bën të kemi një qëndrim shumë më të pranueshëm ndaj botës, përveçse se na bën të ndihemi më të lumtur.

Këta njerëz nuk kanë frikë të shprehin emocionet e tyre

Njerëzit që nuk kanë turp të qajnë gjatë filmave, janë më të fortë se ata që përpiqen të fshehin lotët e tyre. Kjo ndodh sepse ata nuk kanë frikë të shprehin ndjenjat e tyre të vërteta. Nuk kanë aspak merakun se do të kritikohen ose gjykohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat