Një vajzë beqare nuk do t’i dëgjojë kurrë këto shprehje

Life style

Një vajzë beqare nuk do t’i dëgjojë kurrë këto shprehje

Më: 9 prill 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Kërkon shumë delikatesë t’i kërkosh një femre mbi të 25-at se çbën me jetën e saj private. Madje edhe ca më keq, ta pyesësh për atë që e bën të ndihet më shumë në siklet: A është e lidhur apo jo? Ka disa gjëra, të cilat duhet t’i mendosh dy herë para se t’ia bësh një vajze beqare, sepse dihet, janë ato gjërat që ajo nuk do t’i dëgjojë:

Je vajzë e mrekullueshme

Kjo shprehje të çon në një gjendje pesimizmi fare pa arsye. Është një deklaratë, që zakonisht e bën një vajzë të vihet në pozitë mjaft të vështirë. Çfarë pastaj? Sa keq që nuk ke gjetur një njeri që të bëjë seks rregullisht me ty. Apo sa keq që je në këtë gjendje, meqë je fantastike. Kështu, është mirë ta kurseni këtë shprehje para një vajze beqare.  

Ti zgjedh djemtë e gabuar

Kjo është e kuptueshme për sa kohë një vajze i është dashur të merret me meshkuj gjatë gjithë jetës së saj. Por, e thënë nga dikush tjetër, tingëllon shumë keq. Çfarë do të thotë kjo? Personi që e thotë mund të jetë një shoqe që ka gjetur një të dashur të mirë ose një shok, i cili s’ka as dëshirën më të vogël t’i hyjë një marrëdhënieje.

Do të ndodhë kur të mos e kërkosh më

Ah, kështu qenka puna? Ok, s’po e vras më mendjen. Po i mbyll sytë dhe po pres ditën e madhe. Sa keq që qenkam shqetësuar kot deri më sot për të pasur në krah një njeri. Duket sikur do të lehtësosh njerëzit që e shohin situatën tënde si dëshpëruese. Në vend të kësaj fjalie, më bukur do ishte po të flasësh për motin. Ah, meqë ra fjala… si do jetë koha nesër?

Pse nuk njeh ndonjë online?

Njohjet online, në fakt, janë asgjë për një njeri që kërkon të ketë një marrëdhënie të shëndoshë dhe serioze. Orë pa fund përpara kompjuterit, deri në orët e para të mëngjesit dhe rezultati… zero. Ndaj, përpara se ta bëni këtë pyetje të rëndomtë, më mirë mos këshilloni asgjë. Është idealja!

Ke frikë nga intimiteti

Ashtu? Po si mund ta dish këtë gjë? Ne nuk kemi shkuar asnjëherë bashkë në shtrat. Në fakt, nuk ka gjë më të tmerrshme kur njerëzit flasin me kaq siguri për privatësinë dhe intimitetin. Mbase kujtojnë se beqaria të lejon të thuash ç’të vjen në mendje. Në fund të fundit, ke të bësh me një njeri të dështuar nga lidhjet seksuale.

Kërkon të pamundurën

Rrofsh! Tani po që u zgjidh. Kjo shprehje shkatërron vetëvlerësimin e një vajze, e cila vazhdon të shpresojë se një ditë do ta gjejë personin që përmbush kërkesat e saj. Një vajzë është si magnet që tërheq pranë vetes lloj-lloj mashkulli. Por ja që ndodh shpesh që magneti të mos tërheqë të duhurin.

Ç’kemi ndonjë gjë të re?

Kjo pyetje të çon drejt e në urrejtje. Dhe nuk ka asnjë kuptim, pasi ke 20 minuta që bisedon rreth punës, familjes dhe gjithçkaje tjetër kalimtare. Tani ç’do të thotë kjo? A ke gjetur të dashur? Për hir të Zotit, bëj një pyetje tjetër, ose mos fol fare më mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat