Pardesytë e viteve 1800 këtë pranverë janë kryefjalë e modës!

Life style

Pardesytë e viteve 1800 këtë pranverë janë kryefjalë e modës!

Më: 9 prill 2021 Në ora: 09:25
Ilustrim

Origjina e tyre duhet të gjendet në botën ushtarake dhe na çon në fillimin e viteve 1800. Por është John Emary ai që e futi pardesynë-mushama në botën e veshjeve.

Në 1953 ai filloi ta prodhonte atë në dyqanin e rrobaqepësisë së tij në Mayfair, Londër me emrin Aquascutum (i cili më vonë do të bëhej markë e famshme). Tre vjet më vonë Thomas Burberry nisi markën e tij, dhe “gabardine” në 1879, e cila u bë pëlhura më e papërshkueshme nga uji e krijuar ndonjëherë deri më tani. Ishte Hollywood-i i viteve 40 që e bëri të famshëm, pasi yjet më të mëdhenj të kohës e mbajtën këtë veshje në ekranin e madh.

Si përshembull e pamë tek; Humphrey Bogart në ‘Casablanca’, Audrey Hepburn në ‘Mëngjes në Tiffany’, Marlene Dietrich në ‘Skandal Ndërkombëtar’, Meryl Streep në ‘Kramer vs Kramer’.

Sot pardesy mbetet një veshje ikonike dhe e përjetshme, dhe risillet në modë sezon pas sezoni, nga stilistët. Dhe gjithashtu për Verë/ Pranverë 2021 propozimet janë të shumta.

Burberry i kushton një nderim të vërtetë veshjes që e bëri të famshëm në botë duke krijuar modele shumë kreative: përzierjen e saj me xhins dhe lëkurë.

Max Mara luan me mëngët të cilat herë përfundojnë me një llastik në kyçine dorës.  Versioni minimalist i Prada sugjeron mëngë në gjatësinë treçerekshe deri tek bërryl.

Nuk mund të mos përmendim sugjerimin e Alexander Mc Queen që transformon pardesynë në një fustan magjik.

Image
Ilustrim
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat