Fëmijët dhe izolimi!… Si t’i mbështesim në vazhdimësi?

Life style

Fëmijët dhe izolimi!… Si t’i mbështesim në vazhdimësi?

Më: 9 prill 2021 Në ora: 10:42
Ilustrim

Fëmijët janë në një moshë ku zhvillohen jashtë mureve të shtëpisë në mes të marrëdhënieve sociale, por në këtë kohë u është privuar liria e të qenit me bashkëmoshatarët e tyre. Kjo moshë është më vulnerabël dhe delikate ndaj situatave të tilla si karantina. Një situatë e tillë është një ndërprerje e normalitetit të botës së tyre.

Ekspertët janë ende duke mësuar rreth Covid-19. Ka shumë më pak raste të virusit të raportuar tek fëmijët. Virusi zakonisht duket se shkakton një infeksion më të butë te fëmijët se sa tek të rriturit ose tek njerëzit e moshuar. Izolimi, ankthi që ata mund të përjetojnë, nervoziteti dhe mungesa e ‘lirisë’ shkaktojnë shumë probleme për fëmijët. Prandaj hapi i parë që duhet bërë, është që atyre t’u shpjegohet se çfarë po kalojmë dhe nuk janë vetëm ata të vetëm në këtë situatë pandemike. Është e kuptueshme nëse edhe fëmijët ndjehen të shqetësuar.

Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë se çfarë shohin në internet ose në TV, ose duke dëgjuar nga njerëz të tjerë, kështu që ata mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe trishtimit. Filloni dhe bisedoni më fëmijët për këtë çështje, shfrytëzoni rastin për t’i kujtuar atyre për praktikat e mira të higjienës, pa u futur frikëra të reja. Gjithmonë duhet siguruar që fëmijët të ndihen të sigurt dhe të kenë hapësirë e ambient për të folur për problemet e tyre rreth kësaj situate.

Vizatimi, tregimet dhe aktivitetet e tjera mund të ndihmojnë për të hapur një diskutim. Më e rëndësishmja, mos minimizoni ose shmangni shqetësimet e tyre. Sigurohuni t’i pranoni ndjenjat e tyre dhe t’i siguroni ata që është e natyrshme të ndjeheni të frikësuar për këto gjëra. Duhet demonstruar që po dëgjohen dhe kanë vëmendjen e duhur të plotë, dhe të sigurohen se ata po kuptohen, duke përdorur gjuhë të përshtatshme për moshën duke vëzhguar reagimet e tyre dhe duke matur ndjeshmërinë ndaj nivelit të tyre të ankthit.

Nëse fëmijët kanë nevojë për shërbime psikologjike, mos nguroni të kontaktoni specialistët për mbështetje psikoemocionale, sepse terapia do i ndihmojë këta fëmijë të rrisin aftësitë gjuhësore, akademike, aftësinë e lojës, autonominë, të reduktojnë sjelljen problematike, të rritin vëmendjen dhe përqendrimin, të përmirësojnë dhe rrisin cilësinë e komunikimit, të përmirësojnë gjumin, të përmirësojnë ushqimin, të rrisin interesin për të tjerët, të përmirësojnë aftësitë motorike. Duke u munduar të vazhdojmë rutinën në kushte shtëpie, ajo mund të rezultojë e dobishme. Ditët e strukturuara, të rregullta, janë pjesë thelbësore për shëndetin mendor të fëmijëve në këtë kohë distancimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat