Rrëfehet 24 vjeçarja: Prej 8 muajsh jam në lidhje me një djalë por frika më e madhe...

Life style

Rrëfehet 24 vjeçarja: Prej 8 muajsh jam në lidhje me një djalë por frika më e madhe...

Nga: B.S Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:49
Ilustrim

Një vajza 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është e shqetësuar për lidhjen që ka me një djalë 23 vjeçar.

Duke folur për psikologen Deidre, ajo ka thënë se ka frikë se i dashuri po e përdorë atë për seks prej 8 muajsh dhe se ai është i varur nga seksi, përcjell Bot sot.

Rrëfimi i plotë:

Jam e shqetësuar pasi mendoj se i dashuri im po më përdor vetëm për seks, prej tetë muajsh.

Ai është 23 dhe unë 24 vjet dhe jemi njohur përmes një aplikacioni për takime, vitin e kaluar.

Seksi është gjithçka për të cilin ne flasim – ai ishte i mirë herën e kaluar dhe ai dëshiron që ne ta bëjmë sërish.

Ai dëshiron që ta bëjmë tre herë në ditë. Nëse unë refuzoj, ai shikon pornografi në internet për orë të tëra.

Nganjëherë më ndodh që zgjohem natën dhe e gjej atë duke e prekur veten, gjersa shikon video në telefon.

Kam frikë se ai është i varur nga seksi, pasi ai nuk mund të qëndrojë disa orë pa të.

Kjo është lidhja ime e parë dhe natyrisht që nuk është si dua unë.

Përgjigja e psikologes:

Më vjen keq që i dashuri yt të bën të ndihesh në këtë mënyrë. Ke të drejtë, kjo nuk është një lidhje e shëndoshë dhe e dashur siç duhet të jetë.

Pornografi është e tillë që i bën njerëzit të varur nga ajo.

Provoni të flisni me të dashurin tuaj, por drejtojeni me këndin që jeni të shqetësuar për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat