A e dini se kanabisi është trendi më i ri në fushën e bukurisë

Life style

A e dini se kanabisi është trendi më i ri në fushën e bukurisë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Ndoshta mund të duket e pabesueshme, por kanabisi është trendi i ri për botën e bukurisë. Kjo pasi ai është një përbërës shumë i dobishëm për lëkurën.

Sipas revistës Forbes, në fakt, tregu global në botën e bukurisë përqendrohet në produktet e vajit të kanabisit, ndërsa aktualisht vlerësohet se të ardhurat prej tyre arrijnë rreth 580 milion dollarë, me parashikime deri në vitin 2025 të flasin edhe për shumën astronomike prej 1.7 miliardë dollarë.

Po mendoni pse është shumë i kërkuar? Sipas hulumtimit, vaji i farës së kanabisit ka përfitime të jashtëzakonshme për lëkurën, prandaj është parë gjithnjë e më shumë si një përbërës në shumë produkte kozmetikë.

Ky është vaji i vetëm që përmban acid linolenik, i cili në një mënyrë të pabesueshme ruan lagështinë në lëkurë. Gjithashtu, sipas studimeve, funksionon si një krem ëkundër diellit natyral për fytyrën.

Së fundmi, përmbajtja e tij me yndyrna të larta omega 3, 6 dhe 9 qetëson acarimet, për shkak të veprimit anti-inflamator të acideve yndyrore, ndërsa kontribuon gjithashtu dinamikisht në riparimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat