E pabesueshme: Çfarë i ndodh trupit pas ekzekutimit të këtij ushtrimi të thjeshtë!

Life style

E pabesueshme: Çfarë i ndodh trupit pas ekzekutimit të këtij ushtrimi të thjeshtë!

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Ky është ushtrimi i cili kursen kohë, mund të ekzekutohet kudo qoftë, por që jep rezultate të shkëlqyeshme

Fjala është për ushtrimet plank, apo ushtrimet e përballimit.

Ekspertët konsiderojnë që pesë minuta plank në ditë janë ideale, mirëpo natyrisht që nga fillestari nuk pritet që të mbajë tempin e tillë.

Filloni me periudhë më të shkurtër dhe pastaj gradualisht vazhdoni për 5 sekonda. Kohën për këtë ushtrim gjithsesi mund gjeni. Do ta ndieni trupin dhe do t’i jepni formë në një afat shumë të shkurtër.

Pas dy muajsh të ekzekutimit të këtij ushtrimi, ndryshimet të cilat mund t’i prisni janë të pabesueshme:

Dhembja në shpinë zhduket

Nëse ekzekutohet drejt, planku në asnjë mënyrë nuk dëmton asnjë muskul. Posaçërisht forcon muskujt e shpinës dhe ndihmon në eliminimin e dhembjeve në atë zonë.

Muskujt e stomakut bëhen më të fortë

Ushtrimi plank, i cili është më i mirë se çdo ushtrim tjetër, kur është fjala për forcimin e muskujve të stomakut. Në këtë periudhë kohore ata tërësisht do të definohen dhe do të bëhen të fortë si gur.

Përmirëson qëndrimin

Plank ndikon pozitivisht në qëndrim dhe lehtëson qëndrimin vertikal, dhe për këtë shkak do të jeni edhe për disa centimetra më e gjatë, ndërkaq shpina, supet dhe qafa do t’ju jenë më të bukura.

Zhvillon fleksibilitetin

Fleksibiliteti është karakteristikë e cila në jetë mund të jetë ndihmë e madhe, ndërkaq ky ushtrim pikërisht ndikon në zhvillimin e tij.

Shikoni se si ekzekutohet ky ushtrim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat