A është në rregull të qash para fëmijës?

Life style

A është në rregull të qash para fëmijës?

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Të jesh prind, nuk është edhe aq e lehtë, pasi me gjithë përgjegjësitë për fëmijët dhe familjen ndonjëherë duket sikur harron veten mes problemeve. Ka momente që emocionet shprehen duke qarë si një mënyrë për t’u çliruar nga gjithë rëndesa që ndjen. Por çfarë të bësh kur fëmijët të shohin duke qarë?

Mbase nuk e kuptoni, por ai veprim ndikon shumë tek të vegjlit dhe duhet që të mos e lejoni situatën t’iu rrëshkasë nga duart edhe nëse ju shohin ashtu. Biseda me ta është zgjidhja më e mirë duke përdorur si bazë disa argumentet:

Thuaji fëmijës që nuk është faji i tyre që po qan. Fëmijët e vegjël janë egocentrik dhe do mendojnë se kanë bërë diçka që të ka mërzitur ndaj edhe do ndihen keq. Ka rëndësi që t’i tregosh se nuk të mërzit dhe nuk të ka lënduar. Mund të përdorni argumenta të kuptueshëm për ta, por jo seriozë. Si përshembull: Më ka marrë malli për shoqen time.

Shpjego ndjesitë e tua. Tregoji fëmijës për ndjesitë që ke sepse i ndihmon të kuptojnë emocionet e tyre dhe t’i dallojnë ato më shpejt. Duhet të gjeni balancën mes të treguarit të emocioneve tuaja, edhe lotëve, por nuk duhet t’i ekspozoni ata përpara mërzisë ekstreme.

Mos gjeni ngushëllim tek fëmija. Psikologët thonë që fëmijët do jenë empatik, do të dhurojnë një përqafim dhe dashuri nëse të shohin keq, por ka shumë gjasa që të mbajnë barrën tuaj mbi kurriz gjatë këtij momenti. Ndaj duhet të bëni kujdes.

Buzëqesh mes lotëve. Nëse fëmija të ngushëllon falenderoje me buzëqeshje të madhe dhe tregoji se je mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat