Si ta kuptoni nëse dikush po ju gënjen vetëm përmes mesazheve

Life style

Si ta kuptoni nëse dikush po ju gënjen vetëm përmes mesazheve

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Sipas një studimi të kryer në SHBA, ne gënjejmë mesatarisht 11 herë në javë, ndërsa një tjetër arriti në përfundimin se 60% e njerëzve gënjejnë gjatë një bisede 10 minutëshe me mesazhe. Një gënjeshtar i lë gjithmonë gjurmët, kështu që mjafton të lexoni mes rreshtave për të kuptuar nëse personi nga ana tjetër e WhatsApp-it po gënjen ose jo.

1. Përpiqet vazhdimisht të ndryshojë subjektin e bisedës.

Një gënjeshtar i stërvitur do të përpiqet ta ndryshojë temën e bisedës në diçka komplet tjetër. Madje, më keq akoma do t'ju thonë se ndihen të fyer nga ideja që keni ju për ta. Këtë e bëjnë thjesht për t'ju shpërqëndruar në mënyrë që vëmendja juaj të kalojë diku tjetër.

2. Të komplimenojnë pasi të japin një përgjigje të shkurtër.

Sigurisht jo përgjigjen që doje ti. Ata të thonë diçka të lezetshme për t'ju vënë në siklet dhe për të krijuar një barrierë. Kështu ti nuk do të këmbëngulësh më tek teoria jote. Manipulatorët e njohin mirë psikologjinë tonë dhe e dinë si të sillen me pasiguritë tona.

3. Duken që janë të paqartë

Kush nuk ka frikë nga e vërteta do të thotë me detaje gjithë çfarë ndodhi me detaje dhe nuk do të ndryshojë asnjë presje. Një gënjeshtar, nga ana tjetër do t'jua bëjë lëmsh informacionin dhe nuk do t'i hyjë detajeve pasi kështu do të zbulohej shpejt.

4. Shkruan vazhdimisht se është i ndershëm dhe se nuk gënjën kurrë.

Shprehje të tipit: "për të qenë të sinqertë", "më beso", apo "për hir të së vërtetës" janë konfuzuese. Nëse dikush është i sinqertë s'ka asnjë nevojë të përsërisë këto fjali. Në të kundërt thjesht po përpiqen t'i mbushin mendjen vetes.

5. Ndryshojnë kohët e foljeve

Truri i tyre nuk mban dhe aq një histori të trilluar nga fillimi në fund, prandaj është gramatika ajo që i tradhton. Nëse ndodh që ta vini re, po flisni me një gënjeshtar.

6. Nuk përdorin përemrin "unë"

Gënjeshtarët e kanë të vështirë të përballen me veprimet e tyre dhe të marrin përgjegjësi për to. Përgjigjet do t'i kthejnë në një formë që distancon veten nga gjithçka ka ndodhur.

7. Përdorin gjuhë empatike

Nuk ka asgjë të keqe të jesh empatikë, por vini re kur dikush nis ta bëjë këtë krejt nga hiçi. Ata që gënjejnë kanë tendencën të bëhen emocional në lidhje me ju vetëm për të shmangur pyetjet tuaja. Kërkojnë të të dëgjojnë me detaje vetëm për të larguar vëmendjen nga problemi kryesor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat