Gjithë arsyet pse dikush mund të dashurohet pas jush

Life style

Gjithë arsyet pse dikush mund të dashurohet pas jush

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Dashuria është sa magjike aq edhe e çuditshme, prandaj ndonjëherë e kemi të vështirë ta kuptojmë. Shpesh e gjejmë veten duke ndjekur rregulla të pashkruara, si e si ta bëjmë personin tjetër të dashurohet marrëzisht pas nesh dhe të thotë fjalën e famshme, por mund të jetë ndër gjërat e pakta në jetë për të cilën nuk ka receta.

Thënë këtë, mund të habiteni kur të mësoni se njerëzit bien në dashuri me detajet më të çuditshme të sjelljes tuaj.

Një studim i kryer së fundmi, i cili analizon sjelljet e çifteve heteroseksuale, ka dalë në nëntë përfundime shumë interesante. Çfarë i bën të tjerët të dashurohen pas jush:

1. Njerëzit dashurojnë njerëzit që janë si ata.

Nëse keni parime të njëjta, eksperienca të ngjashme, jeni njësoj tërheqës dhe të një grupmoshe, mund të dashuroheni lehtësisht.

2. Nëse dëshironi që dikush të dashurohet me ju, tentoni t'i ngjani prindit të tyre të seksit të njëjtë me ju.

Mbani të njëjtën ngjyrë flokësh me nënën e tij; me fat do të ishit po të kishit edhe të njëjtën ngjyrë sysh.

3. Edhe aroma natyrale e trupit tuaj luan një rol të rëndësishëm tek tërheqja.

Gratë në ovulim preferojnë burra me nivele të larta testosteroni. Dhe burrat në shumë raste preferojnë aromën e grave gjatë ciklit menstrual. Prandaj shfrytëzojeni atë periudhë të muajit për të "magjepsur" partnerin tuaj potencial.

4. Mbani trupin drejt dhe gjoksin përpara.

Kjo ju tregon më të hapura, ftuese dhe tërheqëse.

5. Kalimi i eksperiencave emocionuese ose të frikshme në takimet e para, ju lidh më shumë bashkë.

Prandaj s'keni përse të mos e zëvendësoni atë kafenë me një hedhje me parashutë?

6. Nëse ti dhe personi që pëlqen jetoni pranë njëri-tjetrit, ka më shumë mundësi të krijoni një lidhje bashkë.

Takimet rastësore, janë magji më vete.

7. Buzëqeshja është shumë e rëndësishme nëse doni të tërhiqni dikë.

Sipas studimeve, njerëzit tërhiqen nga partnerët pozitivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat