Arsyet pse shokët e gjimnazit mbeten më të veçantët

Life style

Arsyet pse shokët e gjimnazit mbeten më të veçantët

Më: 11 prill 2021 Në ora: 01:01
Foto ilustrim

Në të shumtën e rasteve, miqtë më të mirë, atyre që shpesh ju themi “miq për kokë” i kemi nga periudha e shkollës së mesme. Kanë kaluar shumë kohë që atëherë, por asgjë s’ka ndryshuar mes jush përveçse jeni rritur bashkë.

Shokët e gjimnazit jo vetëm që kanë një rol shumë të rëndësishëm, por mbeten më të veçantët për gjithë arsyet më poshtë.

1. Ata dinë situatat më të sikletshme tuajat dhe e këndërta.

2. Në dollap keni ende rroba që ia keni marrë njëri-tjetrit, por nuk ja kthyer kurrë.

3. Familja juaj është familja e tyre.

4. I njihni fiksimet e tyre të adoleshencës më mirë se tuajat.

5. Keni mbijetuar në ato vite të stuhishme bashkë.

6. Edhe nëse jetoni larg, ata janë arsyeja kryesore që ju bën ta shijoni rikthimin në Shqipëri.

7. Jeni zënë aq shumë sa nuk keni më asnjë arsye dhe i njihni mirë huqet e njëri-tjetrit.

8.

Ai/ajo ju kupton më mirë se askush si ndiheni në situata të caktuara.

9. Keni qëndruar bashkë edhe pasi keni filluar fakultete të ndryshme, e më pas punë 8-orarëshe që nuk ju lënë të merrni frymë.

10. S’do tregonit kurrë asnjë nga sekretet e tyre, për asnjë arsye në botë.

11. Ai/ajo e di shumë mirë historinë e jetës suaj, dhe e kupton përse jeni ashtu dhe aty ku jeni.

12. Me ta mund të shfaqni anën tuaj më të çuditshme, dhe atij/asaj nuk i bën përshtypje.

13. Keni gjuhën tuaj të shakave, dhe shtriheni përtokë nga të qeshurat ndërsa të tjerët nuk kuptojnë asgjë nga batutat.

14. Ai/ajo i di fare mirë çfarë thellë-thellë ju pëlqen dhe çfarë thellë-thellë e urreni.

15. Gjatë 3-4 viteve, keni kaluar pjesën më të madhe të ditës bashkë.

16. Kur dëgjoni këngët e adoleshencës ju kujtohen ndjesitë më të bukura!

17. Nuk mërziteni kurrë së ndenjuri bashkë, dhe ka kaq shumë për të folur gjithmonë, edhe pse kuptoheni pa folur.

18. Keni inat të njejtët njerëz.

19. Mund të ngacmoni njëri-tjetrin tërë ditën, por askush nuk e merr për keq.

20. Ai/ajo është gjithmonë në listën e të parëve me të cilët doni të ndani një lajm të gëzueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat